Sunday, September 8, 2024
spot_img

Hailey Bieber zbulon për herë të parë arsyen pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

- Advertisement -..

Modelja e njohur Hailey Bieber ka rrëfyer gjerë e gjatë për shtatzëninë në një intervistë për revistën “W”.  Ajo madje zbulon se për 6 muaj e ka mbajtur larg syrit të publikut shtatzëninë pasi barku i saj ishte ende i vogël.

Ajo shtoi: Unë nuk kisha bark, në të vërtetë, deri sa isha gjashtë muajshe shtatzënë. Isha në gjendje të vishja xhaketa të mëdha dhe gjëra të tjera. Ndihesha sikur po fshihja këtë sekret të madh dhe nuk ndihesha mirë. Doja lirinë për të dalë dhe për të jetuar jetën time.

Themeluesja e Rhode dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, njoftuan në maj se po krijonin një familje të tyren. Çifti është i martuar që nga shtatori i vitit 2018.

“Në fillim të shtatzënisë, ishte shumë emocionuese për mua”, tha ajo për revistën.

“Thoja shpesh ‘Unë e dua shumë këtë njeri. Si mund të sjell dikë tjetër në këtë mes’?”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X