Monday, October 7, 2024
spot_img

“Hajde ndjekës, trendi më i ri”/ Majk dhe Gjiko “ironizojnë” kolegët se blejnë klikime

- Advertisement -..

Padyshim vera ka ardhur. Bashkë me të edhe bashkëpunimet midis artistëvë të estradës sonë.

Majk Kaveli dhe Asdren Gjikolli, ose i njohur thjesht si Gjiko janë të rradhës që kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt. Këtë bashkëpunim e kanë bërë vetë me dije artistët me anë të një postimi në Instagram. Eshtë e rrugës që këngëtarët njoftojnë ndjekësit e tyre në rrjetët sociale mbi këngët e reja, por në rastin e dyshes nuk është kaq sipërfaqësore. Ajo çfarë ra më së shumti në sy ishte mënyra si ato e kanë paralajmëruar projektin e ri.

Gjiko dhe Majk kanë improvizuar tendën e një pazari, ku shiten ndjekës dhe pëlqime. Gjiko luan rolin e shitësit. “Hajde viewsa, followersa trendi në Tiktok,” – dëgjohet të thotë reperi.

Ndërsa Majk luan rolin e blerësit në këtë rast kërkon të blej ndjekës dhe shikime për këngën e re. Me këtë skeç, djemtë duket se ironizojnë të tjerë që sipas tyre blejnë shikime për këngët e tyre. Por, me cilët në veçanti e kanë reperët këtë nuk dimë ta themi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X