Drama mes dyshes së njohur Hati dhe Jashari vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa pyetja që të gjithë po bëjnë është: a janë ndarë përfundimisht, apo thjesht po ruajnë distancën?
Përmes postimeve, kuptohet se të dy janë në jug të Shqipërisë, shumë pranë njëri-tjetrit, në zona ekskluzive ku yjet zakonisht zgjedhin të kalojnë verën.
Ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është fakti se Hati dhe Jashari ndodhen në vila të ndryshme, por pamjet e siguruara tregojnë një afërsi të çuditshme mes vendndodhjeve të tyre.
A është kjo një rastësi, një tentativë për pajtim, apo thjesht rrugë të ndara që ende s’janë larguar plotësisht?
Nuk dihet nëse janë takuar apo kanë vendosur të mbajnë distancë, por një gjë është e sigurt – misteri rreth marrëdhënies së tyre mbetet i pazgjidhur.
Për momentin, të dy kanë zgjedhur heshtjen në rrjete sociale, por publiku mezi pret një shenjë, një reagim, apo ndoshta një rikthim të papritur.
A janë ende bashkë apo jo? Këtë, më së miri, koha do të na tregojë!

