Wednesday, December 25, 2024
spot_img

Heidi Baci rrëfen arsyen e largimit dhe “Goca & Gra”

- Advertisement -..

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Heidi Baci, të cilës së fundmi i është besuar roli i moderatores së “Big Brother Fan Club”, që nis më 5 janar në ekranin e Top Channel. Por si e sheh ajo këtë eksperiencë të re dhe çfarë parashikon në vazhdim, Heidi na ka zbuluar vetë më shumë…

Nëse do krahasoje eksperiencën në “Goca & Gra” dhe “Fan Club”, si janë këto të dyja?

Janë dy eksperienca të ndryshme. “Goca & Gra” të ndihmon të zhvillosh mendimin kritik, je si opinioniste. Kurse moderimi është diçka tjetër. Shpresoj të mos jem ‘polic trafiku’ por do të më mësojë puna.

Kush u mërzit më shumë nga largimi yt nga paneli?

Xhilda u mërzit më shumë, por dhe Rudina. E ruaj shoqerinë dhe takohem më shpesh me Xhildën. Na bashkon mosha, e dua fort dhe ka treguar se është një vajzë shumë besnike.

Ka pasur shumë komente që e kanë kritikuar largimin tënd nga “Goca & Gra” dhe rikthimin në “Fan Club”. Çfarë ke për t’u thënë atyre?

Çelësi i suksesit është të kuptojmë realitetin tonë. Kur nuk je gati, dëmton veten tënde dhe panelin. Kisha nevojë të shkëputesha dhe të kuptoja ku qëndroja. “BBV” është eksperiencë e vështirë dhe mendoj se është e guximshme të zgjedhësh veten. Përndryshe dëmton punën, nuk jep maksimumin. Dhe mora momentin tim, kisha nevojë të rrija dhe me familjen. Dhe kur më erdhi kjo mundësi dhe në një rol tjetër, jam e lumtur sepse jam shumë energjike tani dhe shumë e karikuar. Mezi po pres.

Ruan ende raporte me ndonjë nga ish-banorët e edicionit të tretë?

Po, me Sarën dhe Bardhin, janë shumë të mirë. Bardhi është çun flori. Jam shumë e lumtur për ta sepse kanë pasur një vit të rëndë. Nea është një bebushe fantastike, është një ndjesi shumë pozitive në shtëpinë e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X