Heidi Baci ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, së cilës së fundmi i është besuar roli i moderatores së “Big Brother Fan Club”, që nis më 5 janar në ekranin e Top Channel.
Por si e sheh ajo këtë eksperiencë të re dhe çfarë parashikon në vazhdim, Heidi na ka zbuluar vetë më shumë…
Si po ndihesh me këtë rol të ri?
Kam emocione, gjë që ndodh rrallë. Ndiej një farë përgjegjësie. Është diçka e re për mua dhe do jap maksimumin. Do ta shijoj. Parashikoj stuhi në “Big Brother”, si çdo vit.
Si të erdhi ftesa?
Ishte një surprizë e bukur sepse unë ika, braktisa gjithçka. Fillova të mendoj plane të tjera. Dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse kisha nevojë të qetësoheshsa. Dhe ishte diçka e bukur sepse e kam përzemër këtë emision dhe nuk kisha si të thoja jo.
Si u sheh banorët e këtij edicioni, e gjen veten tek ndonjëri?
Nuk e gjej veten deri tani te asnjëri. Lojtarët janë shumë të qetë dhe më pëlqen ky miksi, disa janë të fokusuar te loja dhe disa duan ta shijojnë. Vjet ka qenë e theksuar kjo pjesa e fokusit tek loja. Janë shumë të freskët tani, është ende herët. Unë ia di të gjitha fazat. Tani është kjo qetësia, pastaj fillon faza e paranojave. Kam parë Rozanën që impenjohet. Gerta më pëlqen, sepse është duke analizuar, është e rëndësishme në fillim. Besoj se ato do bëhen kundërshtare.
A mendon se do të krijohen çifte këtë edicion?
Deri tani nuk shoh çifte. Por mendoj se do ketë, si çdo vit, sepse është në natyrën njerëzore. Janë dhe shumë beqarë aty.
Po lidhur me “Big Brother Fan Club”, çfarë mund të na zbulosh?
Janë dy opinionistë. Kaq do them. Janë dy zëra kritikë që do japin piper dhe janë mirë në pozicionin e opinionistëve. Janë më ngacmues se Neda dhe Arbri.