Monday, September 23, 2024
spot_img

Çfarë deklaruan avokatët e Johnny Depp pas betejës gjyqësore

- Advertisement -..

Të mërkurën pas më shumë se një muaj seanca intensive, u dha vendimi përsa i përket gjyqit të famshëm të Johnny Depp dhe Amber Heard.

Paneli prej shtatë anëtarësh në Fairfax vendosi t’i japë yllit të “Pirates of the Caribbean” një dëmshpërblim total prej 15 milionë dollarësh, ndërsa Amber 2 milionë dollarë pas diskutimit për rreth 13 orë. Pas bërjes me dije të vendimit pati edhe një reagim të trupës mbrojtëse të aktorit: Camille Vasquez dhe Benjamin Chew.

Vasquez u shpreh se ky vendim ishte i pritur, ku nuk harroi të falenderonte disa herë edhe jurinë për profesionalizmin e tyre.

“Vendimi i sotëm konfirmon atë që kemi thënë që në fillim, se pretendimet kundër Johnny Depp janë shpifëse dhe të pambështetura nga asnjë provë”, tha avokatja. “Ne i jemi mirënjohës, shumë mirënjohës jurisë për shqyrtimin e tyre të kujdesshëm. Gjyqtarit dhe stafit të gjykatës që i kanë kushtuar një sasi të madhe kohe dhe burimesh këtij rasti”.

Ndërsa, avokati Chew tha se është i kënaqur që ky gjyq do të mbahet mend gjërësisht për vërtetësinë dhe drejtësinë e treguar.

“Sistemi ynë gjyqësor bazohet në të drejtën e çdo personi për të dëgjuar çështjen e tij ose të saj dhe ne ishim të nderuar, me të vërtetë të nderuar, për të ndihmuar Depp për të siguruar që çështja e tij të shqyrtohej në mënyrë të drejtë gjatë gjithë gjyqit”. Ne jemi gjithashtu shumë të kënaqur që gjyqi ka bërë jehonë për kaq shumë njerëz në publik që vlerësojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Tani që juria ka arritur verdiktin e saj përfundimtar, është koha për të parë nga e ardhmja,”-përfundoi Benjamin Chew.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X