Një burim ka shprehur se: Jennifer po e merr shumë keq. Viti i kaluar ka qenë deri tani më i vështiri i jetës së saj.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vdekjen e këngëtarit Liam Payne. Sipas medieve të huaja, në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte u gjet sasi droge. Natën e 16 tetorit që i mori jetën, Liam Payne nuk ishte vetëm. Bashkë me të ishin dhe dy prostituta.
Payne ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte. Pas vdekjes, autoritetet herë pas here kanë zbuluar detaje që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. Por së fundmi një ekzaminim mjeko-ligjor doli në përfundimin se pak minuta para se 31-vjeçari të ndërronte jetë, ai kishte pasur kontakt intim me dy gra.
Nga kontrolli i telefonit të tij, u zbulua se ai kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale me dy prostituta të cilat i kishte ftuar në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Ato mbërritën në dhomën e Payne rreth orës 11:30 të paradites. Bashkë me këngëtarin ato konsumuan drogë, pastaj kryen të tre marrëdhënie seksuale.Dokumenti gjyqësor tregon se pas dy orësh, Payne i nevrikosur thyen televizorin e dhomës së hotelit dhe u kërkon dy prostitutave që të largohen, duke mos i paguar.
Vdekja e Liam Payne është përpiluar në një dokument gjyqësor prej 35 faqesh të përgatitur nga gjyqtarët në Argjentinë. Kjo dosje gjyqësore me të gjitha provat e mbledhura mund të jetë një dritë shprese që të faktojë se miku i këngëtarit dhe dy punonjësit e hotelit që lidhen me vdekjen e këngëtarit janë të pafajshëm.