Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sot mund të keni disa vendime të rëndësishme për të marrë në punë. Mos veproni me nxitim, mendoni mirë para se të vendosni. Është një moment i mirë për të menduar për mundësi të reja, por edhe për të forcuar vendin që keni tani. Në dashuri, dita do të jetë e qetë për ata që janë në një lidhje. Për beqarët ka mundësi për njohje të reja, por duhet të jeni pak më të guximshëm për të tërhequr vëmendjen.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dita sot është pozitive për ata që duan t’i rikthehen punës me më shumë energji. Yjet janë në anën tuaj, por përballë situatave stresuese, përpiquni të qëndroni të qetë. Në dashuri, mos harroni sa i rëndësishëm është komunikimi. Dëgjoni më shumë partnerin. Beqarët mund të njohin njerëz të rinj, por ndoshta jo dikë që do t’u bëjë menjëherë përshtypje.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do të ndiheni plot ide dhe kreativitet. Përdoreni këtë energji për të nisur projekte të reja në punë. Në dashuri mund të ndiheni pak të pasigurt, por gjithçka rregullohet me biseda të hapura dhe të ndershme. Beqarët nuk do kenë shumë fat për njohje të reja, ndaj është dita e duhur për pak qetësi dhe relaks.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sot mund të jeni më të ndjeshëm ndaj çështjeve familjare. Mundohuni të ruani një balancë mes punës dhe jetës personale. Në çift do ndiheni më të afërt me partnerin dhe do shmangni debatet e vjetra. Beqarët mund të hasin dikë nga e kaluara, tregohuni të kujdesshëm nëse rikthehen kujtime të përziera.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Do të keni shumë energji dhe do jeni produktivë në punë. Mund të arrini përparime të mira, por mos harroni të kujdeseni edhe për marrëdhëniet personale. Në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë dominues, dëgjoni më shumë partnerin. Beqarët kanë shanse të larta për të tërhequr dikë interesant që kanë njohur së fundmi.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Kjo ditë është e përshtatshme për të menduar mirë se çfarë është më e rëndësishme për ju. Mund të ketë ndryshime në punë, por mos u frikësoni – përshtatuni me to. Në dashuri, është momenti i duhur për të sqaruar keqkuptime dhe për të përmirësuar komunikimin. Beqarët duhet të pyesin veten: “A dua një lidhje serioze apo thjesht një romancë?”
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dita do të jetë e ngarkuar në punë, ndaj qëndroni të fokusuar dhe mos u shpërqendroni. Në dashuri, humori juaj mund të luhatet, por me durim gjithçka do zgjidhet. Nëse jeni beqarë, dikush nga e kaluara mund të shfaqet, qëndroni të kthjellët dhe mos veproni me emocion.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Mos i merrni personalisht kritikat, përpiquni të mësoni prej tyre. Yjet ju mbështesin në rritjen profesionale, por mund të ketë disa sfida. Në dashuri, bëni një hap pas për të vlerësuar situatën. Beqarët më mirë të qëndrojnë në shtëpi dhe të çlodhen sot.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Komunikimi i sinqertë do jetë kyç. Në punë, mundësitë janë afër, mos hezitoni të merrni vendime të shpejta. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive. Beqarët duhet të shohin përtej paraqitjes, dita nuk është ideale për njohje të reja.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në punë, dita është e mirë për të çuar përpara projektet tuaja, mos u dorëzoni në vështirësitë e para. Në dashuri, jini më të hapur dhe më pak të ngurtë. Beqarët duhet të jenë më të çlirët dhe të hapur ndaj njohjeve të reja, mund të ndodhë diçka e bukur.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Keni intuitë dhe ide të mira sot, përfitoni, por shmangni rreziqet e panevojshme. Në dashuri, çiftet do të ndihen mirë bashkë. Beqarët duhet të fokusohen te vetja dhe relaksimi – dita nuk është për takime të reja.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në punë, mund të përballeni me sfida, por qëndrimi pozitiv do t’ju ndihmojë. Në dashuri, përpiquni të jeni më të hapur dhe të shmangni keqkuptimet. Beqarët mund të takojnë dikë interesant, por mos u ngutni, lëreni gjithçka të rrjedhë natyrshëm.