Dashi
Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe me tolerante me partnerin tuaj sot sepse përndryshe do keni debatet akoma me te zjarrta me te. Beqaret do kenë disa takime, por asgjë vendimtare nuk ka për te ndodhur. Beni edhe me tepër durim. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume kujdes dhe maturi sepse gabimi me i vogël do iu rendoje shume.
Demi
Çiftet nuk do jene me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe kjo mund te sjelle debate te njëpasnjëshme. Ata qe kane pasur zënka dhe vështirësi prej kohesh do qëndrojnë vetëm për te reflektuar mbi te ardhmen. Beqaret do kenë shume angazhime te tjera dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Financat do jene te mrekullueshme, por nuk duhet te abuzoni me shpenzimet.
Binjaket
Dita e sotme do jete një nga me te bukurat dhe emocionueset e vitit. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te gatshëm te ndërmerrni aventura vetëm për te arritur lumturinë. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe t’i japin fjalën dikujt pa qene te sigurte për atë qe duan te bëjnë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe mos u shqetësoni aspak.
Gaforrja
Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do iu gjendet gjithë kohës pranë dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret do jene ne humor dhe nuk do ndalen derisa te joshin personin e përshtatshëm. Ne planin financiar ka ardhur koha e përshtatshme për te ndërmarrë iniciativa. Shpenzoni me kursim dhe mendoni për te ardhmen.
Luani
Jeta sentimentale nuk do përbëjë prioritet për ata qe janë ne një lidhje. Duke qene se ambienti është i ngrohte, parësore për ta do jete ana profesionale. Beqaret nga ana tjetër do jene gjithë kohës ne ajër dhe nuk do e dine as vete çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do jene disa planetë qe do iu ndihmojnë te kryeni transaksione te rëndësishme.
Virgjeresha
Shmangni sa te mundni konfliktet me partnerin sot sepse do jete shume e vështirë me pas qe te rivendosni harmoninë dhe qetësinë. Kujdes me kokëfortësinë! Dashuritë me shikim te pare për beqaret do jene te shumta. Shfrytëzojeni ditën sa me shume qe te mundeni. Financat do jene përgjithësisht te mira. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe kështu qe qëndroni te qete.
Peshorja
Venusi do krijoje një klime shume te ngrohte sot për jetën sentimentale te çifteve. Mbrëmja do jete mjaft romantike dhe emocionuese kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni. Beqaret duhet te mendohen mire para se te hedhin çfarëdo lloj hapi. Financat do jene te mira, por nuk duhet te jepni shuma te mëdha hua. Ka ardhur koha te mblidhni disa para për veten tuaj.
Akrepi
Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret do jene me fat dhe do gjejnë personin e duhur. Para se te filloni një lidhje njiheni me mire atë. Mos i dëgjoni këshillat e te tjerëve ne planin financiar sepse mund t’iu shtyjnë drejt gabimeve te renda.
Shigjetari
Jupiteri do e mbroje gjate gjithë kohës jetën sentimentale te çifteve. Darkat romantike me qirinj do jene te shumta. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje tërësisht jetën. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te bëni çdo lloj shpenzimi. Po u treguat te pamatur mund te keni probleme serioze.
Bricjapi
Disa probleme qe keni ne familjen tuaj mund te provokojnë debate te forta edhe me partnerin. Mos u tregoni agresive nëse nuk doni te futeni ne rruge pa dalje. Beqaret do provojnë eksperienca te reja dhe do ndihen mire ne shoqërinë e personave qe do takojnë. Ne planin financuar duhet ta menaxhoni me kujdes buxhetin dhe ta keni nen kontroll atë.
Ujori
Venusi do sjelle stabilitetin ne jetën tuaj ne çift sot. Ndjenjat për parterin do jene me te thella dhe emocionet akoma me te mëdha. Disa do marrin vendime mjaft te rëndësishme mbi te ardhmen. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare. Për te menaxhuar financat mos dëgjoni këshillat e miqve, por këshillohuni me specialistet e fushës. Vetëm ata mund t’iu ndihmojnë.
Peshqit
Kontrollojeni veten sot dhe mos flisni ne asnjë moment pa u menduar. Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do korrin atë qe kane mbjelle prej kohesh. Beqaret do ndihen te poshtëruar nga disa persona dhe do lëndohen tej mase. Ne planin financiar nuk duhet te bëni shpenzime te tejskajshme edhe nëse situata është e qëndrueshme. Hiqni disa para mënjanë.