Thursday, September 19, 2024
spot_img

Horoskopi javor 6 – 12 Qershor 2022

- Advertisement -..

Dashi

Lajm i mirë sepse tani po e përjetoni dashurinë në një mënyrë impulsive, pasionante dhe Marsi, duke kaluar në shenjën tuaj, po ofron kaq shumë për një lidhje të vërtetë dhe plot sinqeritet. Deri në atë pikë sa do të arrini të mbyllni një histori që ju ka lënduar, sepse do ta bëni zemrën të kuptojë se tani po ecni përpara.

Demi

Afërdita është në anën tuaj, duke sjellë emocione të forta dhe të çiltra në dashuri, ndërsa Mërkuri do të favorizojë takimet. Mundohuni të mos izoloheni, të mos mbylleni në shtëpi dhe t’i jetoni marrëdhëniet romantike me më shumë dëshirë, me shkujdesje.

Binjakët

Lajm i mirë për dashurinë sepse Afërdita nga 23 qershori do të nisë një tranzit në shenjën tuaj dhe do të arrini të kapërceni të kaluarën, të çliroheni prej saj. Nëse jeni të interesuar për dikë, vazhdoni, përfitoni nga kjo sidomos të enjten sepse atëherë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje.

Gaforrja

Jeni të dëshpëruar për të dhënë dhe marrë dashuri, po i bëni vetes kaq shumë pyetje dhe, nëse kohët e fundit keni mbyllur një lidhje, ndoshta jeni pak të kujdesshëm, sepse ju është dashur të përballeni me një zhgënjim.

Luani

Keni shumë vetëvlerësim, jeni goxha të sigurt për veten dhe historitë që kanë lindur në maj ndoshta tani duhet të rishikohen me më shumë qartësi dhe racionalitet. Gjithsesi në lidhjen aktuale nuk po ju pëlqen diçka dhe të shtunën mund të filloni një diskutim. Kujdes, mund të jetë i padobishëm.

Virgjëresha

Lajm i mirë për dashurinë sepse Afërdita është në anën tuaj dhe për këtë arsye mund ta lini veten të hidhet pas ndjenjave dhe pasionit. Ju, në realitet, jeni për lidhje stabël, doni siguri, por shpesh marrëdhëniet më të mira janë ato konfuze të paktën në fillim.

Peshorja

Bëni kujdes në dashuri sepse Jupiteri dhe Marsi janë kundër shenjës tuaj ndaj do t’ju duhet të jeni pak të kujdesshëm në aspektin e ndjenjave. Është dikush që ju intrigon, por ju sërish ndjeheni të pasigurt. Mundohuni të mos mbylleni, të mos izoloheni, por nga ana tjetër mendoni me kujdes përpara se të bëni premtime apo të ndërmerrni angazhime.

Akrepi

Afërdita është në dizavantazh për shenjën tuaj, në dashuri ndjeheni të lodhur dhe po vuani pak sepse jeni gjithmonë në pozita vetëmbrojtjeje. Njerëzit që shtiren po ju mërzitin, por nëse e keni vënë punën në rend të parë dhe keni lënë pas dore dikë, tani është koha të fokusoheni.

Shigjetari

Në dashuri, historitë që lindin tani janë intriguese, Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj dhe ju ftojnë të lini veten të hidhet pas pasionit. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje tani janë gati të përfshihen në një të re dhe kështu, të lënë pas frikën.

Bricjapi

Në dashuri ata që kanë pasur një zhgënjim nuk duan të përfshihen në një raport të ri, kanë frikë. Një zgjidhje është që të kuptoni se çfarë ka ndodhur, për të mësuar nga pësimet. Mundohuni të mos ofendoni dikë, mos jini gjithmonë kaq të pakënaqur, veçanërisht të enjten.

Ujori

Ata që po përjetojnë dy histori tani janë të pavendosur, e gjejnë veten në një udhëkryq. Afërdita është disonante, duhet të gjeni guximin të sqaroheni me vetem dhe më tej të thoni atë që mendoni. Historitë e sapolindura janë në krizë.

Peshqit

Lajm i mirë në dashuri sepse Venusi është në anën tuaj dhe mund të keni një takim të veçantë. Nëse keni pasur probleme në të kaluarën, tani duhet të vazhdoni të ecni përpara dhe të përpiqeni ta harroni atë që latë pas. Fundjavë e mrekullueshme, do të jeni të rrethuar nga njerëz intrigues.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X