Sunday, October 6, 2024
spot_img

Horoskopi për ditën e diel 15 Maj 2022 Çfarë parashikojnë yjet

- Advertisement -..

Dashi

Nuk ka vend për emocione… është ajo që ia përsërisni gjithmonë vetes, por e dini që nuk është kështu. Nga ana tjetër, në punë, të gjithë ju admirojnë gjatë kësaj periudhe.

Demi

Keni disa probleme me partnerin/en, ndaj mendohuni dhe trajtojeni mirë situatën. Puna është gjithmonë një shqetësim për ju, por mos e humbisni durimin.

Binjakët

Zemrat e vetmuara nuk do të jenë aq të vetmuara në javët në vijim. Përpiquni më shumë nëse jeni të vetëpunësuar dhe rezultatet nuk do të reshtin së ardhuri.

Gaforrja

Dashuria është tashmë e pranishme tek ju, thjesht duhet ta dëgjoni. Puna po ecën mirë, lajme interesante nga muaji i ardhshëm.

Luani

Dita e diel 15 është pozitive, por sigurisht jo me shumë ngjarje për tu shënuar. Përpiquni të shkëputeni herë pas here nga kolegët tuaj toksikë në punë, as konkurrenca e tepërt nuk është e mirë.

Virgjëresha

Ju mungoni pak dhe partneri juaj e vëren mungesën e pranisë tuaj. Lind pyetja, çfarë nuk shkon me ju? As puna nuk ju jep shumë kënaqësi kohët e fundit, jeni në rënie e sipër të dëshirës dhe energjisë për të punuar.

Peshorja

Jeni këmbëngulës, pasionantë dhe plot iniciativë. Kjo ju bën dashnorë të përsosur. Shumë orë në punë, por çfarë ndodh me rezultatet, a ia vlen? Ka edhe peshore për t’i peshuar mirë gjërat.

Akrepi

Njerëzit që ju duan do të kthehen, ju e dini. Mundësi të reja janë në horizont pas javëve të fundit të monotonisë në punë.

Shigjetari

Nuk ka asgjë më të mirë se një e diel me partnerin/en, apo jo? Nga java e ardhshme angazhimet dhe çështjet në punë do të bëhen më urgjente.

Bricjapi

Një javë vërtet interesante ajo që shihet të afrohet para jush. Puna mund të fshehë disa pengesa, ndaj kurseni energjinë tuaj, do t’ju duhet për më vonë.

Ujori

Dyshime, frikëra, ankthe, por dashuria është vetëm një siguri ndaj mos merrni për kot. Puna do të hapet së shpejti, bëhuni gati, gjëra të mira dhe të reja po vijnë.

Peshqit

Jeni të dashuruar por duket sikur as ju vetë nuk e dini, ndaj futuni pak në trurin tuaj dhe sqarohuni në radhë të parë me veten. Lajme të reja janë rrugës nëse jeni duke pritur për një promovim ose një ndryshim në punë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X