Thursday, May 16, 2024
spot_img

Horoskopi për muajin Maj 2022

- Advertisement -..

Dashi

Këto janë javë të rëndësishme për të marrë vendime afatgjata. 11 maji është një ditë shumë e favorshme për ju, është fillimi i një cikli të ri që nxjerr në pah sukseset njëri pas tjetrit. Ju jeni shenja më me fat e Zodiakut. Do të ndjeheni sikur keni një lojë apo asin nën mëngë, si mundësi për ta përdorur për të realizuar ëndrrat tuaja. Për disa të lindur gjatë kësaj shenje, fati do të duket sepse do të jetë blerja e shtëpisë së tyre të parë, për të tjerët një dashuri e re, ardhja e një fëmije, një diplomë, një shitje, realizimi i një projekti të shumëpritur. Nga ana fizike, mund të arrini një ekuilibër që ju ka munguar prej kohësh.

Demi

Rezultate të shkëlqyera profesionale prania e Diellit dhe Mërkurit ju vendos në qendër të vëmendjes në çdo fushë. Jini më pak të pasigurt, ndikimi i Mërkurit do t’ju bëjë të merrni vendime të rëndësishme, mbi të gjitha me pozitivitet dhe sukses. Në punë, bashkëpunimet janë shumë shpërblyese, një epror mund t’ju lavdërojë për punën e bërë. Ditët me fat 11 dhe 12 maj.

Binjakët

Diellin e keni në krah për t’ju dhënë mundësinë të pengoni ca siklete që krijojnë të tjerët. Këto janë javë të dobishme për të bërë ndryshime pozitive në jetën tuaj, veçanërisht për të rikuperuar një marrëdhënie dashurie që ka qenë prej kohësh në vendnumëro. Aplikoni pak më shumë në miqësi me partnerin/en, duke e trajtuar dhe si shok/shoqe, jini më të disponueshëm dhe më pak të nxituar. Organizoni një udhëtim për qejf, surprizoni personin që doni. Saturni kërkon të keni më shumë vëmendje për dhëmbët dhe zorrët. Një dietë e shëndetshme mund të jetë e dobishme për të detoksifikuar organizmin.

Gaforrja

Prania e disa planetëve në shenjën miqësore të Peshqve e bën këtë periudhë më pak stresuese dhe me më pak kokëçarje. Dini si të balanconi punën me jetën private për të shmangur diskutimet e panevojshme në marrëdhëniet profesionale. Në ditët e para të muajit mund të përfshiheni në situata jo direkt personale, por, familja po risjell në vëmendje çështje të vjetra. Ekonomia mund të pësojë ulje-ngritje, më mirë të shtyhet çdo investim apo harxhim parash. Ditët me fat 15 dhe 16 maj.

Luani

Ardhja e planetit Jupiter i jep fund një periudhe sfiduese kufizimesh dhe mohimesh. Suksesi i papritur në biznes po vjen, më në fund do të shihni rimëkëmbjen e shumëpritur ekonomike. Bashkëpunime të reja profesionale dhe mundësi të reja që dalin aty ku po banoni. Jini më të pranishëm në jetën dashurore. Mundësi të reja dashurie, qoftë edhe jashtëmartesore. Pasioni për të rinjtë që kërkojnë aventura po ndizet. Shëndeti, në majat e tij.

Virgjëresha

Dielli dhe Urani janë aleatët tuaj. Në javët e ardhshme mund të arrini në shpërblim në punë me një bonus, në shkollë një realizim diplome apo provimi që i hap rrugën diplomës, të ardhurat duken mirë, të gjitha këto, duket të jenë situatat pozitive që do të jenë pjesë e përditshmërisë suaj. Nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi, shtëpia e ëndrrave tuaja po vjen, nëse kërkoni dashurinë, përgatituni të jetoni një ëndërr. Javë pozitive për lidhjen e një kontrate pune, edhe për shitje, shanse të forta për bashkëjetesë. Ndryshoni pamjen tuaj, ngjyra që i përshtatet më së miri imazhit tuaj është portokallia.

Peshorja

Nuk është muaji i duhur për të ndryshuar vendin e punës, e lëre më për të investuar para: mbani ekonominë larg aventurave. Megjithatë Jupiteri vjen si një kundërvënie e ashpër e situatës së mësipërme, si dhe për të dhënë një kthesë në çështjet e mbetura të pazgjidhura. Kujdes në veprimet tuaja, mos rrihni gjoksin më kot dhe mjaft zgjatjes tërkuzë të të bërit të gjërave. Nga ana tjetër, është më mirë që të shtyni çdo sqarim në familje dhe në punë për një datë tjetër. Merrni një pushim shkëputës për të mos rënë në përballje të vështirë me rrethanat që keni.

Akrepi

Prania edhe tek ju, e disa planetëve që ndodhen në shenjën miqësore të Peshqve ju jep një periudhë jashtëzakonisht pozitive plot lajme të mira. Për dashamirësit e shijes dhe bukurisë, nuk përjashtohet ardhja e një shtëpie të re apo e një makine të shumëpritur. Për disa të lindur në shenjën e Akrepit, “sporti” ku jeni më konkurrues ofron shumë suksese. Jini më të pranishëm në familje dashuria për të dashurit tuaj është shumë më e rëndësishme se suksesi profesional. Ditët me fat 22 dhe 23 maj. Rifreskoni pamjen tuaj, bëni një udhëtim për qejf, kultivoni më shumë pasionin që keni për një hobi.

Shigjetari

Jupiteri po vjen për t’ju dhënë pak hapësirë pozitive pas një periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Ndikimi i tij hap një cikël të ri risish absolute. Bëhuni më sipërmarrës dhe më pak sedentar, përfshihuni më shumë në punë, organizoni një event, një festë, e nga ana tjetër bëni gjithçka që duhet për të gjetur një zgjidhje të një problematike. Javë padyshim fitimprurëse nga pikëpamja financiare. Bisedimet dhe bashkëpunimet e biznesit po shkojnë mirë. Rinovoni garderobën tuaj, bluja është ngjyra me fat.

Bricjapi

Padyshim ky muaj vjen me javë të luhatshme për ju, plot ulje-ngritje. Ndikimi i Jupiterit shprehet përmes disa vonesave ekonomike. Mos u shqetësoni, gjithçka është nën kontroll mbështetja e planetëve nxjerr në dritë ndryshime të rëndësishme. Tregohuni më të duruar, bashkëpunimet profesionale mund të ndikohen nga rënia e humorit dhe në familje ka një tendencë për të qenë në pozita mbrojtëse, por kujdes se në çdo rast të gjitha janë qëndrime që ju dëmtojnë. Kompensoni kohën e humbur në fushën e sportit. Merruni më shumë me trupin tuaj. Ditët me fat 14 dhe 15 maj.

Ujori

Jeni gati të përjetoni një përzierje intensive emocionesh. Yjet flasin për suksese në dashuri dhe në profesion. Saturni, mësuesi juaj udhëzues, ju bën më të përgjegjshëm, më të pjekur dhe më pak të lëkundur. Pjekuria për të cilën po flasim ka të bëjë me suksesin e arritur në punë dhe në sektorin privat. Për disa, risitë absolute janë rrugës që lidhen me një shtëpi, një qytet të ri dhe në rastet më të rëndësishme me një fëmijë. Lëreni mënjanë dembelizmin jepini një prekje të re imazhit tuaj, lyeni flokët me një ngjyrë të çuditshme, ngjyrosni ditët tuaja me inpute të reja dhe jokonvencionale.

Peshqit

Jeni të bekuar me fat lajmet ekonomike dhe financiare vijnë në javët në vijim. Një sukses i papritur në profesion, një talent i ri që shpaloset, një ndryshim profesional. Ju karakterizoheni nga risi absolute që do të bëjnë ndryshimin në jetën tuaj të punës dhe shoqërore. Një sukses që të bën vërtet të lumtur. Këto janë javë të rëndësishme për të bërë ndryshime brenda kontekstit të punës apo dashurisë. Podium në të gjitha fushat e jetës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X