Thursday, May 16, 2024
spot_img

Horoskopi për muajin Qershor 2022

- Advertisement -..

Dashi

Përgatituni të ndiheni disi të tensionuar gjatë datave 5 dhe 6 qershor, pasi do të jenë ditë shumë intensive. Është më se e qartë se nëse nuk ju pëlqen një person afër jush, nëse mendoni se keni bërë një gabim, mund t’i çoni të gjitha në djall dhe kjo për ju do të jetë një përvojë shumë çliruese. Shumë nga ju po mendojnë të hapin aktivitete të reja duke u larguar nga partnerët e dikurshëm. Tregtarët do të mendojnë të shesin, të blejnë ose të transferojnë aktivitetet. Lajme të reja pas datës 10. Duhet të bëni durim me bashkëpunëtorët, sidomos rreth datës 18. Kush nga ju po përgatitet për provime gjatë kësaj periudhe, do të ketë mundësi shumë të mira për të kaluar çdo provë. Pjesa e dytë e qershorit do të jetë plot surpriza. Propozime dhe marrëveshje të reja. Do ta keni më të lehtë të përballeni me ndjenjat tuaja, sidomos ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha gjatë muajve të kaluar, e cila shënoi edhe muajin më të vështirë të vitit.

Demi

Deri më datën 9 vazhdon kalimi i Venusit në shenjën tuaj. Mundësitë më të mira për ju vijnë pikërisht nga jashtë rrethit të punës, madje edhe nga qytete të tjera, gjë kjo që kohët e fundit po përsëritet shpesh. Sigurisht që shpenzimet tuaja janë shtuar me kalimin e viteve, por nga ana tjetër pasiguritë tuaja nuk janë më aq të shumta. Për ju paratë nuk bien nga qielli, i siguroni me mund. Kush nga ju ka bërë investimet e duhura, edhe kundër sugjerimeve të të tjerëve, tanimë po korr frytet e punës. Pikërisht ditët e para të qershorit do ta bëjnë ndryshimin. Nëse keni aktivitetin tuaj privat, suksesi është i garantuar. Do të bëni pazare të mira me njerëz për të cilët më parë kishit dyshimet tuaja.

Binjakët

Dielli kalon në shenjën tuaj, por ndonjëherë shoqërohet edhe nga Mërkuri, si në datën 4 për shembull. Venusi nis një kalim shumë interesant në datën 9. Këtë muaj më shumë keni vepra sesa fjalë. Nëse keni pasur probleme, deri në fund të majit i keni zgjidhur të gjitha. Do t’ju ofrohen disa marrëveshje me kushte që nuk doni t’i pranoni. Ju kërkoj vetëm të mos investoni në aktivitete që nuk i njihni aspak. Megjithatë, qershori mbetet një muaj pozitiv, përpos problemeve burokratike. Do të përballeni me diskutime të forta në datat 21 dhe 30. Të rinjtë do të pranojnë punë me pagë minimale, por në sektorin e tyre duke shtrënguar dhëmbët.

Gaforrja

Do të jenë të shumtë planetët që do të kalojnë në shenjën tuaj këtë muaj. Mërkuri në datën 4, qershor është gjithnjë i pranishëm si çdo vit, Dielli më datë 21. Zgjidhje të mira dhe telefonata me rëndësi. Kush nga ju ka zgjedhur të ndryshojë grupin apo të ndryshojë rolin në vendin e punës, tani do të ketë rezultate pozitive. Nëse nuk ju pëlqejnë kolegët apo doni të punoni në një sektor tjetër, do të gjeni zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja. Më në fund diçka po lëviz në shenjën tuaj. Saturni ndikon negativisht te ju, por dëshira që keni për të kaluar caqet tuaja do t’ju bëjë të ecni përpara.

Luani

Ky është një muaj i rëndësishëm për ata që presin të firmosin kontrata apo marrëveshje në vjeshtë. Do të përballeni me disa pengesa që vetëm pas datës 10 do të sheshohen disi. Kush nga ju ka punuar shumë, tani do të shpërblehet . Jupiteri do të mbështesë të gjithë ata që janë me provime. Krahasuar me vitin e kaluar, rrugët tuaja tanimë janë të hapura dhe prisni të korrni frytet e mundit tuaj. Në aspektin financiar gjithçka shkon më së miri. Mos e nënvlerësoni kreativitetin tuaj pasi do të keni shumë benefite prej tij. Investime të mira për të ardhmen. E keni lënë pak pas dore dashurinë gjatë fundit të majit. Pas datës 10, ndjenjat do të zgjohen sërish. Kush nga ju ka nisur një lidhje prej pak kohësh, duhet ta vazhdojë pa e vrarë shumë mendjen.

Virgjëresha

Qershori është muaji gjatë të cilit do të qartësoni disa çështje profesionale. Shumë gjëra vazhdojnë të qëndrojnë pezull që prej fillimit të pranverës. Gjërat fillojnë të shkojnë disi më mirë. Kush nga ju pret të rimbursohet, do të marrë një përgjigje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Ata që sapo janë emëruar në një pozicion drejtues pas vështirësive që kanë kaluar tani ndihen më mirë, pasi periudha më e keqe ka kaluar. Gushti do të sjellë disa zgjidhje të situatave të bllokuara prej kohësh. Çdo situatë që ju duket e rrezikshme është mirë që të shmanget. Keni nevojë për një shtysë dhe ajo do të vijë vetëm në fund të muajit.

Peshorja

Peshorja: Gjatë muajit qershor do të mbyllni një marrëveshje shumë fitimprurëse. Nuk duhet të tërhiqeni pas pikërisht tani. Madje, do të siguroni të ardhmen tuaj edhe për dy vjet të tjera. Do të hidhni hapa të rëndësishëm duke shfrytëzuar mundësi shumë të mira. Fundviti do të jetë më i vështirë dhe shumë gjëra do t’ju “shpëtojnë duarsh”. Ja pse mos bëni si të vështirë. Mos bëni zgjedhje shumë të guximshme pasi do të pendoheni në dhjetor. Problemet me paratë do t’ju bezdisin shumë shpesh. Bëni kujdes në datat 11, 12, 18 dhe 19. Çiftet e konsoliduara s’kanë pse të tremben, edhe pse re të zeza kalojnë në fushën e ndjenjave. Sa herë që keni probleme në punë, vini në shtëpi dhe ankoheni duke e përcjellë gjithë këtë energji negative edhe në familje.

Akrepi

Maji ka qenë muaji i vonesave, ndërsa në qershor gjithçka do të jetë me ritëm më të shpejtë. Mërkuri nis një kalim të rëndësishëm në datën 4. Nëse keni pasur disa situata të paqeta apo nëse duhet të bësh një zgjedhje të rëndësishme në punë, tani e keni rrugën të hapur. Jupiteri është aktiv në sektorin e financave. Aktivitet që mendoni se janë drejt dështimit do t’i mbyllni dhe do të mendoni për strategji të reja. Nëse jeni në kërkim të një vendi të ri pune, do të vijnë disa telefonata me rëndësi. Kontrata që më në fund do të firmosen, ndaj kush punon më shumë, do të korrë më shumë. Ky qiell do të jetë interesant edhe në fushën e ndjenjave, përveçse në sferën profesionale. Edhe pse muaji më pasionant do të jetë korriku, qershori do të ketë plot gjëra të reja, emocione dhe takime të këndshme, sidomos të premteve. Bëni mirë që shkoni në vende që frekuentohen shumë dhe të mos rrini si eremitë në shtëpi.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji do të keni mundësi të firmosni kontrata dhe marrëveshje të reja. Më të rinjtë po përgatiten në mënyrë brilante për të kaluar me sukses provimet dhe për pasojë, të sigurojnë edhe vende të mira pune. Ky do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha në sferën profesionale. Nëse mbyllet diçka, një tjetër mundësi e re do t’ju jepet. Sigurisht që këto ndryshime do të karakterizohen nga tensioni. Megjithatë, Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju dhurojë sukses. Mos i nënvlerësoni bashkëpunimet e reja. Disa shpenzime më shumë, sidomos në datat 12 dhe 18. Disa shpenzime të paparashikuara edhe për shtëpinë. Hidhini sytë përreth jush, mos harroni se Shigjetarët kanë fat sa herë që udhëtojnë, sidomos në qytete të tjera. Nëse keni një biznes familjar apo punoni me partnerin, të jeni të vetëdijshëm se intuita juaj është e duhura.

Bricjapi

Të gjithë ata që po përpiqen të ndreqin problemet e së shkuarës duke larë hesapet, gjatë qershorit do të arrijnë më shumë nga sa mendojnë. Kalimi i Saturnit dhe Uranit do të jetë shumë i rëndësishëm. Urani përfaqëson ndryshimin. Ju kam këshilluar shpesh se është e kotë të vazhdoni projekte që kanë dështuar që vitin e kaluar vetëm për hir të krenarisë. Saturni përfaqëson gjërat e reja. Shfrytëzoni përvojën tuaj. Mos u kushtoni shumë rëndësi kritikave që bëjnë personat ziliqarë apo rivalë që duan që aftësitë tuaja të mos bien në sy. Shumë duan t’ju zënë vendin, sidomos ata që shtiren si miq. Për fat të mirë, ju dini të përballoni gjithçka. Urani nis një kalim të bukur që vlen edhe për vitet në vijim. Kontakte interesante pasi do të fitoni diçka më shumë. Projekte të mëdha martesore apo për bashkëjetesë me të lindur në shenjën e Peshqve dhe të Akrepit.

Ujori

Mos i nënvlerësoni marrëveshjet e reja që ju vijnë, pasi në këtë moment do të vendosni një të ardhme të rëndësishme. Disa nga ju nuk do t’i duan ndryshimet dhe do të vazhdojnë rrugën e tyre, por për më revolucionarë mund të përjetojnë diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Ujorit mund t’i ndajmë në dy kategori ata që zgjedhin qëllimisht ta braktisin një rrugë që nuk është më interesante, por që i pranojnë rreziqet dhe ata që edhe pse duan të vazhdojnë, prapë zgjedhin ta braktisin. Ky do të jetë muaji i transformimeve të mëdha, i pranimit të përvojave të reja. Nëse duhet të zgjidhni çështje ligjore, do të gjeni gjuhën e duhur. Jupiteri dhe Urani kalojnë në shenjën tuaj. Të lindurit e qershorit do të ndiejnë nevojën që herë pas here të ndalen.

Peshqit

Gjithçka nis më së miri, sidomos pas datës 4. Gjatë kësaj periudhe do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Po shijoni dashurinë dhe vlerësimin e shumë personave që ju rrethojnë. Me pak fjalë, ky është një sukses personal. Nëse një nga bashkëpunimet tuaja nuk ka shkuar mirë, duhet të mendoni strategji të reja. Këtë herë lojën do ta drejtoni ju. Të gjithë ata që duan të hapin aktivitete private apo një biznes disi të pazakontë, duhet të bëjnë përpara, edhe pse idetë e tyre janë ende në fazë fillestare. Do të jeni protagonistë deri në vitët e ardhshme pasi kjo është një rrugë e mbushur me eksperimente, me suksese të vogla në kërkim të një qëndrueshmërie. Data 14 do të jetë e rëndësishme në aspektin profesional. Jeni aq i zënë me angazhimet profesionale duke u përpjekur të zgjidhni problemet tuaja ekonomike, sa dashuria kalon në plan të dytë për ju.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X