Monday, December 9, 2024
spot_img

Humbën zgjedhjet në SHBA, demokratët bëjnë fajtor…George Clooney-n. Ja arsyeja

- Advertisement -..

Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ata kanë fajësuar aktorin e famshëm të Hollywood-it, George Clooney, pasi ishte ai që i kërkoi Joe Biden që të tërhiqej nga gara.

Pasi republikani Donald Trump fitoi ndaj rivales Kamala Harris, demokrati i përjetshëm George Clooney u kritikua për ndikimin e tij gjatë zgjedhjeve.

Në korrik të këtij viti, aktori i “Ocean’s Eleven” shkroi veçanërisht për “New York Times” dhe i bëri thirrje 81-vjeçarit që të braktiste fushatën e tij presidenciale.

“Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, shkruante 63-vjeçari.

Clooney më vonë lavdëroi Biden për “vetëmohimin” kur ai njoftoi se do të tërhiqej më 21 korrik.

Ndërkohë pas fitores së madhe të Donald Trump, një grup komentuesish politik i udhëhequr nga veteranët i quajtur altNOAA, shkruajti në “X”: “Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një… bisedë”.

Gazetari Joshua Hartley postoi një “screenshot” nga ekrani i artikullit të Clooney dhe shtoi: “Faleminderit George Clooney”.

Një përdorues i “X” shkroi: “Trump nuk duhet të harrojë të falënderojë të famshmit e Hollywood-it. Sidomos George Clooney”.

Një fanse e Donald Trump gjithashtu iu referua aktorit dhe shkroi: “Sapo u kujtova, ne nuk kemi pranuar akoma rolin e George Clooney në këtë fitore”.

“Meqenëse jam në një depresion të thellë dhe kam dëshirë të sulmoj dikë, si do ia bëjmë tani, o George Clooney?”, shkroi një përdorues i mediave sociale, ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Faji është i gjithi i George Clooney”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X