Në muzikë nuk është prej kohësh aktive por është një segment, ai i rrjeteve sociale ku këngëtarja Rozana Radi tregohet shumë dinamike për sa i përket interaksionit me ata që e duan.
Pak, imponuar edhe nga biznesi që po i ecën mirë, Rozi tregohet shumë e hapur për të ndarë gjithçka që iu interson ndjekësve.
Së fundmi, dikur ka vërejtur rënien e saj të konsiderueshme në peshë.
Rozana ka treguar se për dy muaj, i ka humbur rrafsh dhjetë kilogramë.
E pyetur se si ia doli, këngëtarja e njohur e ka treguar “sekretin” e saj.
“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë tani në verë e pi në fundjavë” – është shprehur Rozi.
Kaq e thjeshtë!