Monday, September 15, 2025
spot_img

I dhanë fund martesës më dhunë e sherr, Elia Zaharia zbulon detaje

- Advertisement -..

Aktorja e njohur, Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në rrjetet sociale mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, pas ndarjes së tyre të bujshme me dhunë e sherr.

Artisja, në një video të publikuar në Instagram, shpjegoi që prej 2 vitesh tenton të heqë mbiemrin e Princ Lekës, por theksoi se nuk ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.

Elia Zaharia theksoi se ka kontaktuar me kompani IT-je për ta hequr, por shtoi se deri tani nuk ka funksionuar.

Ajo kishte edhe një mesazh për njerëzit që “besdisen”, duke u shprehur që “le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës”.

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.

Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe ti shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.

Elia Zaharia foli pak kohë më parë për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. Elia tha se periudha e divorcit ishte një periudhë komplekse për të.

Duke mos dashur të japë detaje lidhur me situatën, Elia tha se ndihet shumë me fat për mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë dhe merr nga familja e saj në çdo hap të jetës. Nga rrëfimi i saj ajo duket se ka marrë veten nga periudha e vështirë e divorcit dhe se tashmë prioritet për të është lumturia e vajzës së saj, Geraldinës.

“Ka qenë një periudhë komplekse, por unë falënderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im. Unë jam me shumë fat, sepse prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familja ime, por janë edhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë gjërat e mira, gjërat e gëzuara. Them: O Zot, duhet që t’i falënderojmë dhe t’i duam prindërit për aq kohë sa janë. Tashmë ajo që ka rëndësi dhe që për mua është prioritet, është mirëqenia e vajzës sime. Unë dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dyja krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen”, tha Elia Zaharia.

Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën. Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar 2024 se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë Princ Leka ka nisur një histori të re dashurie me fotografen e ish-çiftit mbretëror, Blerta Celibashi.

Pas përfundimit të gjyqit me ish-bashkëshorten, Elia Zaharia, çifti jo vetëm që del hapur, por me ta është edhe Geraldina, që mesa duket ka një lidhje të mirë edhe me partneren e babait të saj. Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se tashmë janë duke menduar për dasmën e tyre.

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë. Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para.

Prej muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është  edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj. Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare.

Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X