Saturday, July 27, 2024
spot_img

I grabitën 1 milionë euro bizhuteri e para/ Si reklamonte jetën dhe makinat luksoze në rrjetet sociale Shkodran Mustafi

- Advertisement -..

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e ish-yllit të Arsenalit duke i grabitur sende dhe bizhuteri me vlerë. Mbrojtësi i Levantes po flinte në dhomën e gjumit, kur grabitësit hynë në banesën e tij në Betera.

Hajdutët morën para, bizhuteri, ora dhe çanta të shtrenjta që kapin vlerën e 1 milion eurove. Ata janë larguar me shpejtësi në momentin kur Mustafi është zgjuar nga gjumi për shkak të zhurmave të grabitësve. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një bandë të organizuar që ka kryer grabitje të ngjashme në pronat e futbollistëve.

Autorët raportohet se janë futur nga dritarja e një ballkoni dhe kanë qëndruar brenda banesës së futbollistit për rreth gjysmë ore. Mustafi ka bërë denoncim në polici duke pretenduar se shuma e parave dhe bizhuterive me vlerë të vjedhura arrin rreth 1 milion euro.

Ai jeton në zonë të shtrenjtë në qytetin e Bétera, rreth 20 kilometra nga Valencia ku jetojnë edhe futbollistë të tjerë, si Levante dhe Valencia. Në disa raste ka treguar një pjesë të shtëpisë në rrjetet sociale.

The Sun shkruan se gabimi i mbrojtësit shqiptar është se ai ka reklamuar shtëpinë luksoze dhe makinat e shtrenjta në rrjetet sociale.

Ai ka disa makina sportive në koleksionin e tij dhe një motoçikletë. Disa futbollistë kanë qenë viktima të grabitjeve këtë sezon, përfshirë Karim Benzema, i cili ka një banesë në Madrid. Në Mançester, Victor Lindelof dhe Joao Cancelo kanë qenë gjithashtu në shënjestër, ku ky i fundit është sulmuar gjatë grabitjes.

Shtëpitë e Reece James të Çelsit dhe yllit të Arsenalit, Gabriel kanë qenë gjithashtu në shënjestër. Në tetor, tre burra u arrestuan pasi hynë në shtëpinë e yllit të PSG-së, Angel Di Maria. Shoku i tij i skuadrës Marquinhos gjithashtu u grabit në të njëjtën ditë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X