Saturday, July 20, 2024
spot_img

I lënë pas hatërmbetjet, Gold AG dhe Noizy pozojnë bashkë

- Advertisement -..

Artistët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Gold AG, para disa vitesh saktësisht në 2016 kanë pasur një mosmarrëveshje dhe që nga ajo kohë shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Ndonëse ishin miq të mirë dhe bashkëpunuan me një këngë, dyshja pas ‘sherrit’ nuk munguan as me deklarata e thumba.

Megjithatë në një intervistë të dhënë nga Gold AG vitin e kaluar, ai u shpreh se nuk ishin takuar prej vitesh, por që nuk do ta ketë asnjëherë armik.

Të njëjtit siç shihet janë pajtuar dhe kanë shpërndarë edhe një imazh të përbashkët ne rrjete sociale.Arian Agushi (emri i vërtetë) në llogarinë e tij personale Instagram, ndau një foto përkrah Noizyt me të cilën konfirmon se tanimë kanë larguar të gjitha inatet e hatërmbetjet.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët i kanë përgëzuar për veprimin e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X