Dy ditë më parë reperit Arkimed Lushaj iu ndërpre në gjysmë një koncert që po mbante në Tiranë.
I revoltuar Stresi shau policët që i ndërprenë performancën dhe video u shpërnda kudo.
Dy ditë më pas reperi ka publikuar një tjetër video duke kërkuar falje dhe duke sqaruar situatën. Ai tha se nuk e kishte me policët por me ata që kanë dhënë urdhërin.
“Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të jeni mirë krejt. Kërkoj ndjesë të gjithëve për mbrëmë që nuk kemi mundur të performojmë. Arsyeja ishte policët, dhe e gjitha tema sot në TikTok u bë polic, polic, polic ai shau policët. Dëgjoni këtu çfarë po iu them, unë nuk kam frikë policët sepse policët nuk duhet t’i kesh frikë. Por duhet t’i respektosh ata që janë polic të mirë, edhe në videot në TikTok unë kam thënë nuk kam punë me vëllezërit e mi koleg se këta janë si dora jonë, kupton? Marrim urdhëra dhe vijnë, unë kam sharë ata që kanë dhënë urdhërin e madh. Të vijnë dhe t’ia mbyllin artistëve 11 e 20 koncertin. Kaq kam thënë! Respekt për të gjithë policët që janë Shqiponja, në rrugë e kudo. Kam shumë shokë dhe ata e dinë që nuk e kam me ata. E kam shpjeguar edhe në videon live, unë e kam me shefat e mëdhenj”