Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ikona e “Charlie’s Angels”, Jaclyn Smith mahnit me pamjen rinore në moshën 76-vjeçare

- Advertisement -..

Kanë kaluar gati gjysmë shekulli që kur ajo shpërtheu në ekrane në “Charlie’s Angels”, megjithatë, Jaclyn Smith duket se nuk eshte plakur qe nga ajo kohe.

76-vjeçarja duket po aq rinore sa kur filloi të luante rolin e hetueses private magjepsëse Kelly Garrett në serialin televiziv amerikan në vitin 1976.

Jaclyn, e cila është e martuar me kirurgun e zemrës Brad Allen, bashkëshortin e saj të katërt, ka mahnitur fansat me pamjen e saj sfiduese të moshës në Instagram, duke shpërndarë foto që tregojnë lëkurën e saj rinore.

Në dhjetor ajo postoi një foto me djalin e saj Gaston Richmond, duke bërë që disa fansa të sugjerojnë se ajo duket si të ishte motra e tij, shkruan DailyMail.

Ndërsa në imazhet e reja ajo ka pozuar me xhinse blu dhe një bluzë të bardhë të lirshme:“Gati për një natë në qytet”, ka shkruar ajo.

Jaclyn ishte më i njohur për rolin e Miss Garrett në Charlie’s Angels.Ajo luajti së bashku me Kate Jackson dhe Farrah Fawcett.

Jaclyn ka qenë e martuar me kirurgun e trurit Brad që nga viti 1997, ata jetojnë një shtëpi mahnitëse prej 3000 metrash katrorë, katër dhoma gjumi, pesë banja, buzë detit me vlerë rreth 10.7 milionë dollarë në Summerland të Kalifornisë, vetëm disa milje në jug të Montecito.

Ajo ka qenë e martuar katër herë: me Roger Davis (1968-1974), Dennis Cole, (1978-1981), Tony Richmond (1981-1989) dhe në fund me Dr. Brad Allen dhe ka dy fëmijë nga martesa e saj e tretë, Gaston dhe Spencer.

Edhe pse kanë kaluar dekada që kur ajo ishte një personazh televiziv, Jaclyn ende ka arritur të ruajë ngjyrën e saj rinore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X