Aktori i njohur Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e cila është ndarë nga jeta mbrëmjen e së premtes. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Llakaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë prej një kohe të gjatë. Ai shton në postimin e ndjerë se gjysma e tij më e mirë iku drejt parajsës.
Postimi i Agron Llakajt:
Pas një beteje të gjatë me një semundje të rëndë…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina, mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.
Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’.