Tuesday, December 24, 2024
spot_img

Ilaç enësh në lavatriçe për të larë rrobat e bardha? A funskionon trendi më i fundit i rrjeteve sociale

- Advertisement -..

Ka disa hile të vogla pastrimi që po “shpërthejnë” në rrjetet sociale së fundmi, pa e kuptuar që ato jo vetëm nuk funksionojnë, por bëjnë më shumë dëm sesa mirë.

Ky është rasti tipik i një videoje që ka bërë xhiro në TikTok, ku prezantohet një teknikë e re për larjen e rrobave. Një lugë gjelle më ilaçin e lëngshëm të enëve, hidhet në një leckë dhe kjo e fundit vendoset brenda lavatriçes ku janë rrobat e palara. Pritshmëria? Ky truk shkëlqen rrobat e bardha pa pasur nevojë që të përdoret zbardhues.

Sipas ekspertëve të pastrimeve kimike, kjo është një ide e keqe. Ja çfarë duhet të dini.

Pse nuk duhet të përdorni ilaç enësh në lavatriçe

Ilaçi i enëve është një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar paraprakisht njollat e ushqimit në veshje, sepse është formuluar për të krijuar shkumë që vepron tek yndyrat dhe grimcat e ushqimit. Pra, nuk është për t’u habitur që njerëzit vendosën të bëjnë një hap më tej dhe të përdorin ilaç enësh në vend të detergjentit kur lajnë rroba në lavatriçe. Këtu janë disa arsye pse nuk duhet:

Mund të dëmtojë lavatriçen

Ilaçi i enëve nuk është i destinuar për përdorim të drejtpërdrejtë në një lavatriçe sepse shkuma e madhe mund të dëmtojnë lavatriçen, e cila është projektuar për të trajtuar detergjentin me pak shkumë.

Lavatriçet mund të shtojnë ujë dhe të qëndrojnë më shumë në një cikël, por shkuma mund të jetë ende e tepërt dhe nis të derdhet nga të gjitha anët. Me kalimin e kohës, ilaçi i enëve mund të grumbullohet brenda kazanit të lavatriçes, duke shtuar aromën e keqe dhe duke bërë që lavatriçja të funksionojë me më pak efikasitet.

Mund të irritojë lëkurën e ndjeshme

“Ilaçi i enëve mund të përmbajë aromë, kimikate të ashpra ose irritues të tjerë që janë problematikë për ata me lëkurë të ndjeshme”, shpjegon Jodhaira Rodriguez nga Consumer Reports.

Mund të dëmtojë veshjen tuaj

“Kur ilaçi i enëve grumbullohet brenda kazanit të makinës larëse, ai lë tek rrobat një sasi ilaçi, duke bërë që veshja të ngurtësohet”, vëren Rodriguez.

Detergjentët e rrobave janë formuluar jo vetëm për të pastruar pëlhurat, por për t’i mbrojtur ato gjatë procesit. Ilaçet e enëve, janë formuluar për të hequr yndyrën nga sipërfaqet e forta, si qelqi, qeramika dhe plastika, jo diçka e butë, si pëlhura.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X