Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ilda Bejleri, shtatzënë për herë të parë/ Lidhja me biznesmenin e fuqishëm që e mban larg vëmendjes së publikut dhe “pritja e ëmbël”

- Advertisement -..

Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla. Disa vajza të njohur kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjerë që po e shijojnë në privatësi. Një prej tyre është moderatorja Ilda Bejleri.

Ky lajm mund të vijë surprizë për shumë njerëz pasi Ilda e ka ruajtur me fanatizëm jetën private, por po.

Shumë shpejt ajo do bëhet nënë për herë të parë. Burime pranë saj kanë bërë me dije për “Panorama Plus” se tashmë barku i saj është rrumbullakosur dhe Ilda nuk fshihet më, ndonëse nuk ka e ka ndarë ende lajmin me ndjekësit e saj. Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë. Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme të postuara prej saj në “Instastory”, moderatorja pozon me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë, mund të vihet re edhe fakti që ajo prej javësh ka nisur të vishet me të gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzënë. Për shembull, në ditëlindjen e saj Ilda është veshur me një fustan elegant të zi dhe të gjerë që nuk i tregonte asnjë detaj të trupit. Vetë moderatorja, pak kohë më parë, në një intervistë shprehu haptazi dëshirën për t’u bërë nënë.

Prezantuesja është në mesin e shtatzënisë, dhe deri më tani ka vijuar me aktivitetin e saj normal, duke mos u shkëputur për asnjë moment nga angazhimet e saj rutinë. Bëhet me dije se Ilda është në mesin e shtatzënisë, ku i duhen edhe rreth 4 muaj për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Duke qenë pranë fëmijëve dhe mamave me emisionin e saj të fundit “Të ka mami yll”, Ilda u pyet nëse ka dëshirë dhe në plan së shpejti ndonjë fëmijë. Gjë për të cilën Ilda tha se të jesh mami është gjë shumë e bukur, sidomos kur je e plotësuar. “Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndihesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”, u përgjigj ajo.

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me modën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut. Me sa duket, tashmë kjo lidhje është formalizuar dhe së shpejti të dy do të bëhen prindër për herë të parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X