Friday, September 27, 2024
spot_img

Ilir Shaqiri kërkon të hyjë sërishtë në “Big Brother VIP”

- Advertisement -..

Ilir Shaqiri mes ironisë kërkoi sërish të hynte në “Big Brother VIP”.

I ftuar ditën e sotme në “E diell” fituesi i edicionit të parë tëkëtij formati u përball me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila nuk i kurseu rezervat që kishte për të.

Ajo tha se Iliri fitoi sepse nuk kishte konkurrent të fortë teksa në debatin e tij me Token, i dha të drejtë këtij të fundit.

Të isha unë, nuk do e votoja Token të dilte sepse ai të nxori se nuk kishe të drejtë. Sepse ai t’i nxori rezervat që kishe. Kishim atdhetarizmin në plan të dytë por ti nuk e tregove. Ti s’ke patur asnjë konkurrent të fortë aty brenda, ishte fati jot që pate konkurrent të dobët”. -tha Shqipja.

Pas kësaj, Iliri e ftoi për një përballje të dytë sërish brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. “Hajde futemi në ‘Big Brother 2’. Unë vdes për Shqipen e ftoj të futet me mua sërish në Big Brother.”– tha Iliri me ironi.

Gjë që u refuzua nga Shqipja e cila duke vijuar ironinë tha: “Unë ftesën e kam marrë që në shkurt, para teje, por nuk dua.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X