Sunday, September 22, 2024
spot_img

“Ilirin dhe Donaldin i ftova por Sabianin…”/ Monika flet TROÇ

- Advertisement -..

Pak ditë më parë Monika Lubonja festoi ditëlindjen dhe pamjet nga festa bënë xhiron e rrjetit. Edhe pse gjithçka ishte organizuar shumë bukur, pati edhe kritika për shkak të ‘çmendurive’ të bëra në festë.

Aktorja tha e ftuar sot në “Wake up” se ka marrë kritika për mënyrën se si ka festuar dhe se është paragjykuar shumë, sidomos nga gratë.

“Kur i pashë në rrjetet sociale ato që kishim bërë në festë mendova si nuk u thash të ftuarve mos të publikonin asgjë. Isha e fokusuar te ditëlindja e doja të krijoja një atmosferë të bukur dhe jo të ngurtë. Ajo që më vjen keq është se njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë se kur je në një ditëlindje disa gjëra janë të llogaritura. Unë jam te festa ime me njerëzit e mi dhe nuk ka të drejtë asnjë të paragjykojë ose të diskutojë lirinë time ashtu si unë nuk diskutoj lirinë e tyre. Të vjen keq se kur ti kërkon të jetosh dalin paragjykime për formën si njeriu feston dhe gëzon. Njerëzit që kanë kritikuar më shumë kanë qenë gratë dhe nuk arrij dot ta besoj”, tha Monika.

Monika u ndal edhe tek ish-banorët që nuk kanë qenë të ftuar në ditëlindjen e një prej tyre ishte Sabiani. Ky i fundit deklaroi se nuk ka marrë një ftesë dhe shtoi se nëse aktorja do e kishte ftuar nuk do e refuzonte.

“Unë nuk kam patur ndonjë bisedë me Sabianin. U takuam te ditëlindja e Big Mamës. Ishte Fifi që këmbënguli që unë të takoja Sabianin. Njeriu që unë nuk e prisja të bënte diçka të tillë duke më quajtur ‘tradhtare’ ishte Sabiani. Është njeriu që nuk doja ta bëja pjesë të festës sepse fjala ‘tradhtare’ më ka lënduar më shumë se çdo gjë aty. Ne nuk kemi shkëmbyer biseda, nuk kemi pirë kafe e lashë me atë idenë dhe imazhin që krijoi për mua. Unë kam qenë afër me të dhe më konsideronte motër. Por nuk bëri kurrë asnjë sqarim as privat dhe as publikisht për deklaratën e tij. Unë fal shumë por kur dikush më cënon nuk toleroj dot”, tregoi Monika.

“Iliri ishte në Itali. Donaldin e ftova por ishte në koncert, bashkë me Fifin. E dija se nuk do vinin dhe se kishin angazhime. Madje Fifi ka ardhur në orën 1 të natës në Tiranë por unë isha duke mbyllur ambientet dhe ne u ndamë”, përfundoi ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X