Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka treguar edhe një herë pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të skenës botërore
Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka treguar edhe një herë pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të skenës botërore.
Ylli 55-vjeçar elektrizoi publikun në “Cook Music Fest” në Tenerife me një paraqitje të zjarrtë dhe provokuese që bëri xhiron e rrjeteve sociale.
E veshur me një trupore, Lopez performoi krah balerinëve muskulozë, duke simuluar pozicione seksuale në një koreografi të kuruar deri në detaj.
Në një nga momentet më të komentuar, këngëtarja u ngrit në supe nga një balerin, duke pozicionuar legenin e saj shumë pranë fytyrës së tij, një skenë që shkaktoi reagime të forta nga publiku, duke mos u pritur aq mirë sa parashikohej.
Në një tjetër skenë, JLo u pa duke hipur mbi një balerin, ndërsa vendoste duart midis këmbëve të dy balerinëve të tjerë, të veshur me pantallona të zeza dhe korse të bardha, një pamje që përforcoi imazhin e saj si një performuese e guximshme dhe pa komplekse.
Spektakli vazhdoi në Bilbao, ku këngëtarja mbajti një tjetër koncert mbresëlënës të mërkurën në mbrëmje. Ajo u shfaq fillimisht me pantallona me bel të ulët dhe bluzë të shkurtër, duke i lënë vend më pas një kostumi trupi prej lëkure, me unaza dhe zinxhirë metalikë.
Pamja finale përfshinte një bikini me ngjyrë ari dhe të zezë, që përmbylli një mbrëmje të mbushur me energji, stil dhe sensualitet.