Pas lajmeve që tronditën opinionin publik mbi përfshirjen e aktorit Elvis Pupa dhe bashkëshortes së tij Belina Pupa në një çështje penale në Australi, reagimet në rrjet nuk munguan. Një ndër më të komentuaret ishte ai i Bardhi, i cili shfrytëzoi rastin për t’u kthyer tek një situatë e mëparshme mes tij dhe Vis Pupës gjatë kohës së “Big Brother VIP” ku aktori kishte bërë një postim me shkrimin “Free Bardhi” nga Sara Gjordeni.
Bardhi shkroi një mesazh të drejtpërdrejtë, duke kujtuar ironitë që aktori kishte bërë ndaj tij më parë:
Po më vjen keq me lexu këtë lajm, se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh… Gjatë BB shkrujshe ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, shkroi ai.
Por ky reagim solli një stuhi komentesh në rrjet, ku shumë ndjekës aluduan se postimi nuk ishte bërë nga Bardhi, por nga gruaja e tij, Sara Gjordeni. Komentet u bënë pikërisht në postin e Iconstyle.
Kjo solli një valë komentesh fyese duke provokuar një reagim të dytë, edhe më të ashpër, nga vetë Bardhi. Duke mohuar çdo aludim, Bardhi theksoi se postimi ishte i tij personal dhe se Sara nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje. Ai u doli në mbrojtje të plotë partneres, duke dënuar gjuhën e urrejtjes në rrjet dhe ofendimet e vazhdueshme që, sipas tij, janë shenja të një shoqërie në degradim.
“Mos i përfshini gratë në dramën tuaj,”- shkruan ai me vendosmëri ne postimin e shpërndarë nga vetë ne, duke i cilësuar komentuesit negativë si “berlloga” dhe “plehra”.

Po ashtu, pjesë e komenteve u përshi edhe bashkëshortja e tij, Sara Gjordeni:
