Wednesday, June 25, 2025
spot_img

Ironi dhe thumba/ Alba dhe Limi përballen live pas ndarjes!

- Advertisement -..

Në natën finale të “Ferma VIP”, dy ish-konkurrentët Alba dhe Limi u përballën për herë të parë publikisht pas daljes nga spektakli dhe ndarjes së tyre si çift.

Përballja ndodhi në studion televizive, gjatë diskutimit, Alba konfirmoi përfundimin e marrëdhënies së saj me Limin dhe ndau reflektime personale mbi përvojën e tyre:

“A jam penduar për atë që ka ndodhur? Sigurisht që jo. Nuk jam e lumtur, por jeta vazhdon përpara. Pavarësisht zhgënjimeve, nuk duhet të humbasim besimin te jeta apo te njerëzit që vijnë më pas,”  u shpreh ajo.

Ajo theksoi se në një marrëdhënie nuk mjafton vetëm ndjenja, por kërkohen gjithashtu respekti, përkushtimi dhe përkrahja e ndërsjellë.

Nga ana tjetër, Limi u tregua tejet i rezervuar, duke u shprehur se çdo përvojë ka një arsye dhe vlerën e vet:

“Një person që e takon njëherë, mund ta takosh edhe për herë të dytë. Për mua ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. Rëndësi ka çfarë duam ne,”  tha ai.

I pyetur nga moderatorja Luana Vjollca për marrëdhënien aktuale me Albën, ai konfirmoi se kanë mbetur në kontakt normal dhe theksoi: “Unë i dua të gjithë njerëzit, por në fund zgjedh veten.”

Deklarata e tij u pasua nga një reagim i Albës, e cila u përgjigj shkurt: “Shumë mirë bën.”

Kujtomë që vetëm dy javë më parë, me anë të një postimi në InstaStory vetë Alba befasoi ndjekësit e saj teksa shkroi se lidhja mes atyre të dyve ka përfunduar.

Ndonëse nuk kishte përmendur shkaqet që çuan në ndarje, Alba u shpreh se të dy ata kanë marrë këtë vendim.

“I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

“Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon. Ndonjëherë, të ndahesh është akt dashurie ndaj vetes. Po ec përpara me qetësi dhe mirënjohje,” përfundon ish-fermerja.

Limi ashtu edhe Alba dolën me dëshirën e tyre nga Ferma VIP. Ata u panë edhe jashtë shpeshherë krah njëri-tjetrit, mirëpo nuk dihet çfarë e ka sjellë dyshen në pikën e ndarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X