Shprehja bota është e vogël, është më e përshtatshmja më këto momente. Bëhet fjalë për Katerina Tikhonova, vajzën e presidentit Vladimir Putin e cila është në një lidhje me Zelensky-n.
Por qetësohuni! Nuk është presidenti i Ukrainës, por një balerin i quajtur Igor Zelensky.
Sanksionet që përfshinë të gjithë familjen e Putin-it, kanë penguar Katerinën të fluturojë nga Moska në Mynih për të jetuar me burrin e saj të ri. Çifti kanë dhe një vajzë dyvjeçare. Zbulimi vjen nga një hetim i gazetës së pavarur ruse të lajmeve “IStories” dhe gjermanes “Der Spiegel”.
Më parë Katerina Tikhonova, vajza më e vogël e Putinit nga martesa e tij me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya, ishte e martuar me miliarderin rus, Kirill Shamalov.
Ata u ndanë rreth vitit 2017 kur ajo filloi lidhjen me yllin e baletit, i cili gjithashtu ishte i martuar më parë dhe ka dy vajza dhe një djalë me koreografen, Yana Serebryakova. Për shumë vite me rradhë sipas raportimeve të gazetave prestigjoze, Katerina dhe Zelenzky fluturonin shpesh Mynich-Moskë. Ato shoqëroheshin nga roje sigurim i rreptë.
“Në fund të vitit 2019, Katerina Tikhonova me sa duket u lodh duke fluturuar vazhdimisht për në Mynih dhe ajo vendosi të transferohej me partnerin e saj,”- thuhej në raport.
Zelensky i cili me origjinë është rus me rrënjë gjeorgjiane nuk besohet të ketë lidhje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.