Arbri ishte një nga banorët e sezonit të parë të BBV që edhe pse nuk qëndroi gjatë, la gjurmë te banorët e tjerë të shtëpisë dhe sigurisht edhe te publiku. Po të kishte hyrë që në fillim, me siguri rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme do kishte zgjatur më shumë.
Tenisti Arbër Sulastrova u bë pjesë e “Big Brother VIP” këtë edicion. Ndonëse rrugëtimi i tij zgjati vetëm pak javë ai krijoi miqësi të mirë me disa nga banorët aty, duke përfshirë edhe fituesin e formatit Ilir Shaqirin.
Ish-banori ishte i ftuar së fundmi në një intervistë në “News 24”, ku foli për miqësinë e tij me Ilir Shaqirin duke shtuar se luan shpesh tenis me të.
“Me Ilirin luajmë shpesh tenis, le të themi që ishte pak më keq se sa mendoja, por nga mentaliteti ishte më mirë se mendoja. Ka shpirtin e garës dhe shpirtin fitues, kjo më pëlqen që nuk të toleron, kjo është një gjë e mire, e reflektoi në çmimin fitues që e mori, por dhe në tenis e vërtetoi.”- tha Arbër Sulastrova.
Në një intervistë të dhënë më herët ai zbuloi se ka të njëjtin mendim që ka patur për të gjithë ish-banorët e BBV dhe se është zhgënjyer vetëm nga Monika.
“Mbaj kontakte me Ilirin, Meridianin, Palomën, Valonin. Kalojmë kohë bashkë. Unë nuk kam ndryshuar mendim për asnjë, përveç Dagz. Edhe Monika më zhgënjeu në disa gjëra sepse nuk ishte koherente.”-tha ai.