Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ish-konkurrenti i Për’puthen flet për Bora Zemanin: Pasi erdhi Donaldi i shkëlqyen sytë, më përpara ishte…

- Advertisement -..

Ndërsa nuk është asgjë e konfirmuar se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer bashkë, ish-konkurrenti i Për’puthen Astrit Osmanaj ka zbuluar gjendjen e moderatores para dhe pas rikthimit të aktorit të humorit.

Astriti shprehu se moderatorja nuk ka qenë në gjendje të mirë pas situatave të ndodhura me Donald Veshajn, duke e përshkruar atë si “nervoze, të stresuar dhe jo të lumtur.”

Por sipas tij gjithçka ndryshoi me rikthimin e Donaldit, ku ish-konkurrenti shprehet se moderatorja “gjeti përsëri shkëlqimin.”

“Bora si duket e ka gjetur shkëlqimin këto kohët e fundit. Duke parë këto videot e fundit… po më pëlqen Bora. Ishte pak në siklet aty në studio por tani po e shohim më të lumtur me rikthimin e Donaldit. E kemi ndierë edhe ne në program patjetër, sepse ne ishim çdo ditë aty. Kemi kuptuar që Bora më përpara ishte nervoze, kishte stress, nuk ishte e lumtur siç ka qenë. Por tani i shkëqejnë sytë, kohë e fundit Bora ka nisur të ngjallet. Dhe po më pëlqen që është bashkë me…. tani unë se di a është… besoj që është bashkë me Donaldin. I është rikthyer shkëlqimi, unë jam një fans i Donaldit. Shpresoj të jenë bashkë, për mua janë çifti më i përkryer.”- shprehu ai teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live.”

Reagimet në lidhje me fotot dhe videot që qarkulluan mbrëmë, ku dyshja shihen krah njëri-tjetrit, nuk kanë munguar si nga fansat ashtu edhe nga personazhe të tjerë. Ndërsa nuk ka ende një reagi public nga dy protagonistët.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X