Saturday, September 21, 2024
spot_img

Ish-partneri i Rihanna-s uron publikisht këngëtaren pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë?

- Advertisement -..

Duket se ish partneri i Rihanna-s, Chris Brown ka uruar këngëtaren dhe A$AP Rocky- n në rrjetet sociale për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Menjëherë pasi qarkulloi lajmi se çifti kishte mirëpritur fëmijën e tyre të parë, Chris postoi në rrjetet sociale një InstaStory që disa fansa mendojnë se mund t’i drejtohet ish-të dashurës së tij.

Reperi postoi fjalën “Urime” në Story-n e tij në Instagram dhe megjithëse nuk e përmendi Rihannën me emër, ai përfshiu një emoji të  një gruaje shtatzënë. Ai gjithashtu shtoi një zemër të kuqe dhe duar me lutje në mesazhin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Chris ka kontaktuar me Rihannën në rrjetet sociale që nga ndarja e tyre në vitin 2013. Disa vite më parë, ai i dërgoi asaj një mesazh në sektorin e komenteve të një prej postimeve të saj në Instagram .

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X