Friday, September 20, 2024
spot_img

“Isha 19 vjeç!” Dojna Mema zbulon punën e saj të parë dhe pagën modeste që merrte

- Advertisement -..

Puna e parë e Dojna Memës ka nisur në moshën 19-vjeçare dhe lidhej me atë që ajo di të bëjë më mirë: moderimin.

Duket se prezantuesja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të para shumë viteve kur punonte në “Top Albania Radio”. Dojna ka zbuluar se ka punuar 6 muaj pa pagesë dhe më pas iu vendos një rrogë prej 20 mijë lekësh.

“Puna ime e parë, radio,19 vjeç !Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: “Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!” Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda. Foto Arkive : Circa 2012”, ka shkruar Dojna krah fotos ku shfaqet në “Top Albania Radio”, 10 vite më parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X