Motra e madhe e Liam Payne, Nicola, i ka bërë një dedikim të ndjerë këngëtarit të famshëm pas vdekjes së tij tragjike.
Me anë të një postimi në Instagram, Nicola rrëfeu se si mësoi për vdekjen e vëllait të saj ku u shpreh se e lexoi lajmin në një njoftim në telefon.
Teksa theu heshtjen, Nicola shkroi: “Kam postuar për Liamin dhe arritjet e tij , kështu ka qenë gjithmonë. Kur pashë lajmin që u shfaq në telefonin tim se ti na kishte lënë, për ditë të tëra kam shpresuar se nuk ishte i vërtetë, doja që dikush ta kishte shkruar gabim”.
Ndër të tjera ajo shtoi : “Ti ishe vërtet shumë i mirë për këtë tokë, ti je një engjëll që jetoi për t’i bërë njerëzit të buzëqeshnin dhe të jenë të lumtur. Gjithmonë ke treguar mirësi me të gjithë ata që ke takuar dhe këtë e konfirmoi kjo që ndodhi.
“Në nuk kemi shumë foto së bashku si familje pasi nuk donim të të bënim ty të ndiheshe si një dhomë p;lot me fansa, por kemi qenë gjthmonë fansat dhe suportuesit e tu. Shpresoj që më në fund të gjesh pak paqe atje lart dhe të vazhdosh të kujdesesh për ne të gjithëve ashtu siç ke bërë në jetë. Ne do të sigurohemi që Bear të dijë për babanë e tij dhe sa shumë e doje. Të premtoj se do të shihemi së shpejti, Liam,” përfundoi Nicole.
Liam, i cili u bë i famshëm si një e pesta e grupit të djemve “One Direction”, vdiq tragjikisht më 16 tetor pasi ra nga një ballkoni hoteli i katit të tretë në Buenos Aires, Argjentinë.