Këngëtarja e famshme, Rita Ora, i ka bërë homazhe artistit Liam Payne gjatë prezantimit të “MTV Europe Music Awards” (EMAs) të këtij viti në Mançester, pothuajse një muaj pas vdekjes së ish-yllit të “One Direction”.
33-vjeçarja bashkëpunoi me Payne në këngën e tyre hit të vitit 2018, “For You”, teksa nuk i mbajti dot lotët, duke e quajtur atë një nga njerëzit më të sjellshëm që ka njohur.
Ceremonia e “MTV Europe Music Award”s ishte hera e parë që mbahej në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2017 dhe hera e tretë që Ora ishte prezantuese.
Nga fundi i shfaqjes, ajo kaloi nga personaliteti i saj me energji të lartë për të folur për Payne.
“Dua të kaloj një moment për të kujtuar dikë që ishte shumë, shumë i dashur për ne. Ne e humbëm atë kohët e fundit dhe ai ishte një pjesë e madhe e botës së MTV-së dhe botës time, dhe mendoj se shumë prej jush në shtëpi dhe të gjithë këtu sonte”, u shpreh artistja shqiptare.