Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes për të dytën herë dhe prej muajsh nuk ka pasur ndonjë shenjë për ribashkim.
Fansat e dyshes nuk janë dorëzuar akoma duke kërkuar ribashkimin e tyre madje në çdo postim, fjalim dhe lëvizje mundohen të gjejnë detaje që i lidhin dyshen.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Mozzik në një koncert para publikut tha se e kishte një të dashur që ishte shumë lakmitare dhe ia dedikoi këngën “Edhe ti” në bashkëpubim me Taynan.
Megjithëse nuk përmendi emra, fansat e lidhën menjëherë me reperen ndoshta pse është e dashura e vetme e tij që publiku ka njohur.
A ishte ky një thumb për Loredanën apo për ndonjë ish tjetër atë e di vetëm Mozzik.
Kujtojmë se dyshja u ribashkuan në vitin 2021 dhe madje publikuan dhe një album të përbashkët me titullin “No Rich Parent”. Gjërat nuk shkuan mirë duke u ndarë pak kohë më pas. Në gusht, reperja konfirmoi ndarjen përmes një postimi në rrjete sociale, duke thënë se kanë mbetur miq të mirë për hir të vajzës së tyre të vogël.