Ishulli i Sazanit është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha, ndërsa punonjësit e ushtrisë dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta nga Ministria e Mbrojtes, bëjnë me dije se dy helikopterët Cougar të ushtrisë shqiptare edhe këtë verë ndodhen ende në servis.
Ndërkohë që helikopterët e tjerë nuk dihet se çfarë ka ndodhur,thënë kjo sepse në media po flitet gjërë që miliona euro dhe lekë janë shpenzuar për flotën ajrore dhe detare që qeveria ka “investuar” duke e shoqëruar dhe me propagandë të kuruar në detaj e ndësa ngjarja e fundit me zjarin që ka përfshirë ishullin ka tradhëtuar propagandën dhe ka nxjerr zbuluar tenderat dhe milionat e vjedhura.
Kujtojmë këtu edhe një propagandë të bukur ku qeveria kishte investuar për qentë duke dhënë një tender miliona eurosh, e këtë propagandë e nxorri zbuluar tërmeti i madh që ndodhi ku u pa se tenderi ishte eksekutuar dhe qentë nuk egzistonin dhe qentë për ndihmë i solli qeveria e Kosovës atë kohë.
E pra Shqipëria ka ngelur e njejtë,çdo gjë është e vjedhur, e keqpërdorur dhe ritmin e shtetit të së drejtës nuk po e kapim dot as në 2022. Por gjeja më e mirë që po ndodh është se njerëzit po e kuptojnë propagantën dhe qëllimin e saj.