Tuesday, November 5, 2024
spot_img

Ja çfarë duhet të kalojë Elvana Gjata për të patur format e saj

- Advertisement -..

Të gjithë e dimë se kur bëhet fjalë për video ‘funny’ Elvana Gjata nuk zhgënjen kurrë! Artistja është shumë aktive në TikTok ku ndan me ndjekësit e saj video të shumta.

Së fundmi ajo ka publikuar një postim ku shfaqet duke u ushtruar me trajneren e palestrës. Ajo ka përdorur një ‘sound’ në anglisht që thotë: “Duhet të takohemi çdo ditë. Jo dy herë në ditë”- i drejtohet ajo trajneres dhe më pas, sipas trendit viral, humb ndjenjat. Kjo për të treguar lodhjen fizike nga ushtrimet.

Epo, nuk thonë kot se bukuria kërkon sakrifica! Elvana ka forma për tu patur zili dhe sigurisht nuk mund të jetë aq e lehtë për t’u ruajtur ato.

Sikurse nuk është e lehtë të kesh një karrierë shumëvjeçare pa përplasje apo mëri. Thënë kjo, së fundmi, Elvana është përfolur shumë për raportin  e saj me Dafina Zewirin. Duket se Elvana i është përgjigjur Dafinës pa shumë zhurmë dhe në një mënyrë ‘fine’ pasi ajo e ironizoi në rrjetet sociale. Detaji që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar ‘fshihet’ në një nga postimet e saj në Instagram.

Elvana ka ndarë një foto në Instastory të cilën e ka shoqëruar me këngën e saj me titull ‘Xheloz’. Kënga flet për një xhelozi në çift por në vargjet e saj thuhet: “Ti mos u bëj xheloz për mu, se ky maraz ka me t’shkallu”, që e bëjnë atë jo detyrimisht një këngë vetëm për lidhje dashurie por edhe për njerëzit ‘xhelozë’. Për më tepër përdorimi i kësaj kënge në një moment të tillë nuk besojmë se është rastësor.

“Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”. -shkroi Dafina pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale. Më pas postoi një tjetër, ku shkroi: “Po flisja për performancat live. Unë këndoj vetëm këngët e mia”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X