Sot interneti është burimi kryesor për të eksploruar, për t’u informuar dhe për të ndarë një sërë idesh.
Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet, dhe kuriozitetet e tyre.
Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve.
Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas Google Trends.
Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.
E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.
Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’.