Monday, October 7, 2024
spot_img

Profesioni tjetër i Yll Limani, nese…

- Advertisement -..

Yll Limani është një nga këngëtarët më të dashur nga publiku. Ai nisi ta shfaq talentin e tij të pa diskutueshëm në “The Voice of Albania” dhe nga atëherë deri tani ai nuk ka ndalur në karrierën muzikore duke sjell hite njëri pas tjetrit.

Ndërkohë që artisti ndodhet në Londër ku po mban disa koncerte, ai ka ndarë me ndjekësit video dhe foto ku ka shkruar “Unë mund të jem një bloger por jam shumë i zënë!”– shkruan ai me humor

Yll Limani në një intervistë disa ditë më parë ai ka treguar që muzika e ka shoqëruar që i vogel nga mami i tij . Ai tha : “Unë jam rritur me njerëz që e kanë dashur muzikën me strandardet e tyre, mami ka një zë melodik kur ka qenë më e re, ajo ka kënduar gjithmonë, mamit i kam thënë ty të dua më me zemër, por me babin kam një lidhje pak më të thellë emocionale, se babin e ke pak më të rëndësishëm në jetë.”

Megjithëse Yll Limani nuk e shohim shumë në intervista edhe në ato pak herë që ai jep intervista ai gjithmonë e ka mbajtur hermetike jetën sentimentale por kësaj here ai ka zbuluar karakteristikat që kërkon te një femër.

Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X