“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoj që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë.
Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas ‘BB VIP’ dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”- është shprehur Sara në lidhje me marrëdhënien e saj me DJ PM
Ja çfarë tha Sara për lidhje e saj me Dj PM!
- Advertisement -..