Këngëtari me famë botërore, Maluma pritet të performoj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Maluma perfromon me 14 mars në kuadër të turneut të tij botëror, ndërsa do të ketë edhe të ftuar specialë në këtë mbrëmje.
Epo nëse prisnit Kidën, siç ishte parashikuar 2 vite me parë, si duket mund të mos jetë më në ato plane.
Burime për revistën “Who” kanë zbuluar se hapja e koncertit do të bëhet nga këngëtarë të njohur shqiptarë, konkretisht nga Ronela Hajati dhe Elgit Doda.
Ne shpresojmë të jetë edhe Kida, siç ishte thënë, por deri më tani këngëtarja nuk shihet të jetë pjesë e emrave që thonë burimet.