Në këto ditë verë pickimi nga mushkonjat është një gjë e zakonshme. Të rriturit, por mbi të gjitha fëmijët e vegjël janë preja e preferuar e këtyre insekteve, që pas pickimit lënë fryrje në formën e puçrave të kuqe dhe kruarje. Në rastin e mushkonjave tigër duhet trajtuar menjëherë për të evituar përkeqësime.
Për të evituar të jini pre e e pickimeve mund të përdoni locione natyrale kundër mushkonjave, si për shembull vajra esencialë të cilët mund t’i përdorni për të parfumosur shtëpinë apo për të lyer trupin, në mënyrë që të shkaktoni konfuzion tek insektet e bezdisshme.
Një mënyrë tjetër nëse jeni të dhënë pas kopshtarisë është të mbillni bimë era e të cilave i mban larg shtëpisë mushkonjat. Por nëse mushkonjat tashmë ju kanë pickuar, ja këshillat e duhura për të ulur fryrjen dhe për të qetësuar kruarjet.
Për të ulur fryrjen e shkaktuar nga pickimi i mushkonjës, zgjidhja e parë është t’i vendosni një kub akulli. Ftohtësia do të ngushotjë venat e gjakut, duke ndaluar toksinat e lëshuara nga mushkonja të përhapen më tej. Në këtë mënyrë do të minimizoni fryrjen.
Metoda të tjera efikase për të ulur fryrjen, janë dezinfektimi. Mund të aplikoni në vendin ku ju ka pickuar mushkonja pak mjaltë dhe sodë buke. Mjalti ka veti antiseptike, kurse soda pastron dhe dezinfekton. Një tjetër dezinfektant natyral është limoni. Shtrydhni disa pika limon në vendin e pickuar nga mushkonja për ta dezinfektuar menjëherë dhe për të ulur fryrjen.
Si të evitoni kruarjet nga pickimi i mushkonjës tek fëmijët?
Në rastin e pickimit të mushkonjës për të evituar kruarjet sidomos tek fëmijët përdorni pudër. Do t’ju lirojë nga dëshira për të gërricur lëkurën e pickuar e si pasojë mbron përkeqësimin e puçrrës së shkaktuar nga pickimi.
Edhe vajrat esencialë janë perfektë për t’u përdorur si para ashtu edhe pas pickimit. Vaji i mentes apo i eukaliptit janë më të mirët për të larguar ndjesinë e kruarjes. Ndërsa qetësuesit më të mirë janë vaji i kalendulës, aloe verës dhe vaji i pemës së çajit. Siç dihet aloe vera qetëson dhe deninfekton . Nëse nuk keni një bimë aloe vera në shtëpi, mund të përdorni vajin e bajames së ëmbël ose ekstrakte kamomili.