Monday, December 23, 2024
spot_img

Ja disa metoda të zgjuara për të planifikuar një dasmë me pak buxhet

- Advertisement -..

Një nga momentet më emocionuese në jetën e një çifti është dita e dasmës. Por diçka që mund ta bëjë këtë ditë të veçantë shumë më të mirë, është një buxhet i ulët financiar.

Sipas “The Knot”, kostoja mesatare e një martese në Shtetet e Bashkuara është 28,000 dollarë. Nuk është çudi që pothuajse një e treta e çifteve të fejuara në SHBA e gjejnë veten në borxhe ndërsa përpiqen të paguajnë për ceremoninë e tyre të martesës.

Nëse dita juaj e madhe po afron dhe tashmë jeni në ankth se sa do të harxhoni, lexoni disa nga metodat e mëposhtme për të kursyer para.

Martohuni në një ditë jave ose jashtë sezonit

Sezoni i pikut të dasmave është midis majit dhe tetorit, me të shtunën që është dita më e popullarizuar e javës për të lidhur martesën. Kjo është arsyeja pse mund të kurseni disa para nëse vendosni të martoheni “jashtë sezonit” dhe patjetër në një ditë jave. Gjithashtu, më pak njerëz mund të jenë në gjendje të vijnë në ditën tuaj të madhe për shkak të punës dhe detyrimeve të tjera.

Blijini lulet tek një luleshitës lokal dhe përdorni lule që janë në sezon

Nuk ka asgjë më romantike sesa të jesh në një dhomë me lule të freskëta aromatike. Megjithatë, këto lule nuk janë të lira. Në fakt, sipas The Knot, kostoja mesatare e luleve në një martesë raportohet se është diku te 2300 dollarë.

Ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është se ka disa metoda për kursimin e parave që mund të ndihmojnë për të lehtësuar ngarkesën kur bëhet fjalë për lulet e dasmës. Si fillim, lulet priren të jenë më të lira nëse merrni ato që janë në të vërtetë në sezon në kohën e dasmës tuaj dhe nëse shkoni tek një luleshitës afër jush.

Mos harroni të “ripërdorni” lulet tuaja. Përdorimi i buqetave të shoqërueseve të nuses si pjesë e plotësimit të dekorit për më vonë ju kursen shumë para.

Merreni me qera fustanin tuaj të dasmës

Me çmimin mesatar të një fustani martese që është 1800 dollarë, është e kuptueshme nëse po kërkoni një alternativë më të lirë. Nuk ka asgjë të keqe të merrni me qera një fustan për ditën tuaj të madhe, veçanërisht nëse e dini se do ta përdorni vetëm për një ditë. Në shumë mënyra, marrja me qera mund të jetë një opsion i mrekullueshëm, sepse nëse doni të vishni diçka super ekstravagante, mund ta bëni këtë pa e “dëmtuar” buxhetin tuaj.

Një tortë e thjeshtë dasme e mbushur me lule ose fruta të freskëta do të kushtojë më pak

“Food Network” rekomandon të porositni një tortë sa më të thjeshtë të jetë e mundur. Më pas mund të kërkoni t`i shtoni disa lule ose fruta të freskëta. Logjika këtu është se duke qenë se dekoruesve të tortës nuk do u duhet shumë planifikim paraprak për të bërë një tortë të thjeshtë, ata nuk do ju kërkojnë aq shumë para sa do t’ju kërkonin për një tortë me zbukurime të ndërlikuara.

Nëse dëshironi të kurseni edhe më shumë, gjithmonë mund t’i shtoni vetë lulet ose frutat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X