Të humbësh kile nuk është e lehtë dhe shumë prej nesh kanë tendencën të harrojnë ushqimet që na ndihmojnë në misionin tonë. E themi mision pasi është diçka që merr një kohë të gjatë dhe nuk mbaron kurrë. Rezultatet s’mund të jenë të menjëhershme, prandaj mos e zhgënjeni veten duke hequr dorë.
Më poshtë Shije ju rekomandon:
Së pari janë frutat e thata. Hulumtimi i Universitetit Shtëtëror në Luiziana tregon se njerëzit që konsumojnë fruta të thata çdo ditë kanë 25% më pas gjasa që të jenë të shëndoshë. Konsumatorët e frutave të thata treguan një indeks më të ulët të trupit dhe nivele më të larta të kolesterolit të mirë.
Ju me siguri po thoni me vete: Kjo është një çmenduri! Por nuk është saktësisht kështu. Frutat e thata janë të pasura me proteina bimore, fibra dhe acide yndyrore të shëndetshme. Ato ju ngopin dhe largojnë ndjenjën e urisë. Ju do të hani më pak si rrjedhojë dhe do të humbni peshë në mënyrë më efektive.
100 gram fruta të thata në ditë ose 1/3 e filxhanit ju japin shumë vitamina, minerale dhe energjinë e nevojshme përgjatë gjithë ditës.
Këto 2 përbërës, të ziera dhe të marra para gjumit, sigurojnë një mënyrë më të lehtë për të humbur ato kilet e fundit shtesë:
Përbërësit:
2 lugë mjaltë
1 lugë çaji kanellë
250 ml ujë
Udhëzime:
Në një tenxhere zieni ujin. Shtoni kanellën dhe e lini për 2-3 minuta. Pas kësaj e hiqni dhe teksa ftohet, duhet t’i shtoni mjaltin.
Pini një gjysmë gotë para gjumit.
Ky ilaç gjithashtu ndihmon me:
Infeksionet e fshikëzës së tëmthit
Nivelet e larta të kolesterolit
Sëmundjet e zemrës
Artritin
Përmirëson imunitetin tuaj
Ftohjet
Dhimbjet e stomakut
Gripin
Aknet në fytyrë
Rënia e flokëve