Monday, September 23, 2024
spot_img

Ja pamjet! Loredana “zihet” me miken e saj tek lokali i Noizyt në Durrës!

- Advertisement -..

Mesa duket udhëtimi i fundit i Loredanës në Shqipëri është shoqëruar edhe me disa situata të pakëndshme. Dhe një prej tyre është vënë re edhe nga personat e pranishëm në të njëjtat ambiente ku ndodhej reperja.

Më herët këtë javë artistja u shfaq në Durrës së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Ajo postoi foto të shumta në Instagram me rrobabanjo teksa nuk ngurroi të vendoste edhe vendndodhjen “Durrës”.

E ajo që u duk si një vizitë e thjeshtë, në fakt është një udhëtim pune sepse Loredana po sjell një bashkëpunim me Noizyn. Ata kanë regjistruar klipin këtë javë teksa rrjetet sociale janë mbushur me video nga regjistrimet.

Mirëpo, në një video të publikuar nga “Panorama Plus” Loredana shihet në momente tensioni. Ajo ndodhet në ambientet e lokalit të Noizyt dhe sipas personit që ka regjistruar videon dhe ka qenë duke debatuar me shoqen e saj.

Në video reperja shfaqet shumë e tensionuar dhe në një moment duket sikur do përplaset fizikisht me vajzën në fjalë. Pranë tyre ndodhen edhe persona të tjerë që nuk kanë ndërhyrë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X