Një kërkim falje nga ana e Feronit Shabanit i njohur si Fero, e çoi këtë të fundit drejt lirimit nga paraburgimi.
Lajmin e bëri të ditur avokati i reperit, Ilir Shaqiri. Në deklaratën e tij për “Telegrafi’ ai tregoi se me datë 16 gusht është pranuar aktvendimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku iu është ndërprerë masa për paraburgim, Feros.
Ndonëse kjo nuk do të thotë se çështja është e mbyllur, pasi avokati konfirmoi se janë në pritje të vendimit final.
Sakaq sapo fitoi “lirinë” i pari që takoi Fero ishte berberi i tij. Me anë të një “live” në Instgram, reperi u pa i relaksuar teksa berberi merrej me flokët e tij. Ai nuk zgjodhi të komentonte mbi rastin, gjatë kësaj dalje live.
Rikujtojmë se disa javë më parë reperi sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar reperin.