Peshku është një nga produktet më të konsumuara në stinën e verës. Një pjatë e lehtë e me vlera të larta të jodit dhe vitaminës Omega 3. Por jo të gjithë kanë fatin të jetojnë pranë detit e ta konsumojnë atë të freskët.
Ja ç’duhet të kemi parasysh për të dalluar peshkun e freskët
BARKU: nuk duhet të ketë njolla, të çfarëdolloj ngjyre qofshin. Duhet të jetë i butë dhe jo shumë i fryrë.
VELËZAT: duhet të jenë në ngjyrë të kuqe (jo të zezë), të kenë shkëlqim e pak lagështi. Kujdes nëse bien erë të keqe.
MISHI: duhet të jetë kompakt dhe i fortë.
TRUPI: duhet të jetë i ashpër dhe kompakt.
SYTË: duhet të kenë shkëlqim dhe të mos jenë të zhytura në zgavra.
AROMA: e peshkut të freskët s’është kurrë e fortë; maksimumi ndihet një aromë e lehtë, për shkak të ujit të detit apo algave.
LËKURA: duhet të jetë e tendosur, e lagësht, jo e shkëputur nga mishi dhe në mënyrë absolute jo e rrudhosur.