Një veprim i thjeshtë për të vlerësuar sa kalori djeg trupi juaj
(Energjia Ditore) është:
- Femra: Pesha (kg) x 0,9kcal/kg x 24orë = Metabolizmi Bazal (kalori/ ditë)
- Meshkuj: Pesha (në kg) x 1kcal/kg x 24orë= Metabolizmi Bazal
Energjia Ditore = Metabolizmi Bazal x Koeficienti Aktivitetit Fizik*
*Koeficienti i aktivitetit fizik
1,4 (për persona që bëjnë jetë sedentare)
1,5 (për persona që bëjnë aktivitet mesatar)
1,6 për persona që kryejnë aktivitet fizik të mirfilltë si 2 orë palestër/ditë), 1,7 (për sportistë që stërviten rregullisht mbi 3-4 orë/ ditë)
Energjia Ditore është energjia kalorike që trupi ynë djeg gjatë 24 orëve. Nëse ne duam të mbajmë peshë trupore konstante, nuk duhet të marrim as më shumë e as më pak kalori se shifra që rezulton nga llogaritja e mësipërme.
Nëse duam të dobësohemi, duhet të reduktojmë nga 500 deri në 1000 kalori në ditë nga vlera e energjisë ditore por pa zbritur asnjëherë nën 1200kcal/ditë.
Në këtë mënyrë keni gjetur sa kalori duhet të merrni nga ushqimi që të dobesoheni
gjysëm me 1kg në javë.