Mbrëmjen e djeshme (14 gusht) Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy organizoi një koncert gjigant në zemër të Tiranës.
“Alpha Show” mblodhi me qindra fansa në sheshin Nënë Tereza. Edhe emrat më me zë të muzikës shqiptare mbështetën reperin Noizy duke dhuruar një spektakël me performancat e tyre në koncertin e tij.
Përpos atyre që performuan, të shumtë ishin edhe vipat shqiptar që e ndoqën “Alpha Show-n” si publik.
Nuk kishte si të mungonte shoku i ngushtë i Noizyt, Blerim Destani i cili nga storyt në Instagram duket se e shijoi në maksimum koncertin. Të pranishëm ishin edhe Jonida Maliqi, Ermal Mamaqi, Eva Murati, Estela Ujka apo edhe ish-konkurentja e Përputhen Ana Kauri.
Vipat ndanë momente nga koncerti në Instastoryn e tyre, të cilat më pas u ripostuan edhe nga Noizy në shenjë respekti.
Kujtojmë që ndër artistët shqiptar që performuan në skenën e Alpha Show-t ishin edhe bashkëpuntorët e Noyzit si: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj.
Teksa nuk munguan as kolegë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me reperin deri tani, por që nuk hezituan të shprehin mbështetjen e tyre me performanca të mrekullueshme. Të tillë si: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Orhidea Latifi ose Kida apo edhe Stresi.